Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buxheti, mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Topalli: Ky është buxhet i sfidës së madhe
English

Buxheti, mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Topalli: Ky është buxhet i sfidës së madhe

Tiranë, 14 nëntor, NOA - Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare është mbledhur sot për të diskutuar mbi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, i cili tashmë ka mbërritur në Kuvend dhe pritet të merret në shqyrtim nga komisionet gjatë këtyre ditëve.

"Ky është buxhet i sfidës së madhe dhe parashikon 600 milionë dollarë më shumë, krahasuar me vitin 2009", tha kryeparlamentarja Topalli lidhur me këtë dokument buxhetor.

Ndërkaq, gjatë prezantimit të tij që ka bërë ministri i Financave, Ridvan Bode, ka theksuar se në këtë buxhet nuk parashikohet ndonjë rritje të taksave dhe se ai është shumë përparimtar, pasi u jep përparësi investimeve publike.

"Buxheti është tërësisht realist, - tha Bode, -ka një rritje të të ardhurave fiskale më shumë se herët e tjera".

Ndërkaq, kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka foli edhe për takimin e djeshëm me ambasadorin amerikan, John Uithers.

Ajo ka deklaruar se ka qenë ajo e cila ka kërkuar takimin për të diskutuar reformat në drejtësi.

Ndërkaq, kryetarja e parlamentit i ka bërë edhe një herë thirrje opozitës të hyjë në Kuvend duke përfituar nga fakti që do të shqyrtohet buxheti për 2010-ën.

"Ftoj opozitën të vijë në parlament", ka theksuar më pas kryeparlamentarja.

n.e/NOA

KOMENTE