Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imami në Uashington: SHBA nuk mbështet bojkotin e opozitës
English

Imami në Uashington: SHBA nuk mbështet bojkotin e opozitës

Uashington, 14 Nëntor NOA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin bojkotin e opozitës e cila ka vendosur të qëndrojë jashtë kuvendit deri në hapjen e kutive të votimit.

Ky ka qenë qëndrimi i zyrtarëve të lartë amerikanë gjatë takimeve me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Arben Imami.

Gjatë takimeve të nivelit të lartë në Pentagon, zyrtarët amerikanë i kanë konfirmuar ministrit Imami, se janë të shqetësuar për situatën politike që po zhvillohet në Shqipëri që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Në emër të qeverisë amerikane, Jones, ka deklaruar se askush nuk ka ndonjë simpati për bojkotin  dhe se Shqipëria po hyn në disa momente kritike, të integrimit Evropian duke filluar që nga çështja e vizave.

Kjo sipas tij do të kërkonte që çdo forcë politike të "hiqte dorë nga çdo lloj bojkoti, sidomos kur ai tani duket diçka "non sens".

Imami është i pari ministër i kabinetit të ri të qeverisë pas zgjedhjeve të 28 qershorit që pritet nga një zyrtarë të lartë amerikanë.

Ai zhvilloi takime me sekretarin e Departamentit të Mbrojtjes, Robert Gates dhe zyrtarin e lartë amerikan, Stuart Jones.

Një ndër temat kryesore ishte kontributi i Shqipërisë në koalicionin ndërkombëtar në Afganistan.

Ministri shqiptarë i Mbrojtjes Arben Imami, mori garanci dhe mbështetje të plotë nga qeveria e SHBA për kontributin e Shqipërisë në pjesëmarrjen e saj në kuadër të luftës kundër terrorizimit.

m.i/NOA

KOMENTE