English

Kosova voton nesër për Vendorët, i paqartë qëndrimi i serbëve

Prishtinë, 14 Nëntor NOA-Kosova voton nesër për drejtuesit e pushtetit vendor, por ende mbetet enigmë vendimi i qytetarëve serbë që jetojnë brenda territorit shqiptar.

Gjatë gjithë muajit të fushatës, elektorati serb ka qenë në trysninë e autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare të Kosovës për të dalë në votime nga njëra anë, dhe presionit të Beogradit nga ana tjetër për t'i bojkotuar ato.

Këto janë zgjedhjet e para që nga dita e shpalljes së pavarësisë dhe do të votohet në 36 komuna.

Autoritetet në Kosovë thonë se gjithçka është gati për zgjedhjet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet që vendvotimet të hapen në kohë.

Materialet zgjedhore njoftohet se janë shpërndarë pa asnjë vështirësi.

Policia gjithashtu thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat që të garantojë siguri në ditën e votimit.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga misioni ENEMO, i cili ka përhapur tashmë ekipet e tij në gjithë Kosovën.

Përfaqësuesve ndërkombëtarë thonë se votimi i 15 nëntorit është me rëndësi të madhe për të ardhmen e Kosovës.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe institucioneve kosovare që të dëshmojnë pjekuri në zgjedhjet e para të organizuara nga autoritetet e Kosovës.

m.i/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE