English

Nesër në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, 45 mijë votues në 5 njësi vendore

Tiranë, 14 nëntor NOA - Nëser 45 mijë zgjedhës do të drejtohen në 65 qendra votimi për të votuar.

Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen nesër në Shqipëri në 5 njësi vendore. Zgjedhjet do të zhvillohen në minibashkinë numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, bashkinë Fushë Arrëz, komunën Fierzë, komunën Otllak në Berat zona në të cilët vendi i kryetarëve mbeti bosh pasi drejtuesit morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e parlamentare të 28 qershorit .

Sipas Zëdhënësi i KQZ, në njësinë nr 10 të Tiranës, ku do të ketë 26 qendra votimi ku dhe pritet të jetë puna më e lodhshme. "Janë vetë tre subjekte politike. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar e cila ka vetëm një kandidat në Otllak qarkun e Beratit" tha zëdhënësi i KQZ-së i cili shtoi se për herë të parë garojnë kaq pak kandidatë. Pas bojkotit të Parlamentit, Partia Socialiste vendosi të bojkotojë edhe zgjedhjet e pjesshme me pretendimin se qeveria ende nuk bëri transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit.

k.k/NOA

KOMENTE