English

Operacion policor në Itali, arrestohen 12 trafikant droge, mes tyre edhe shqiptarë

Romë, 14 nëntor, NOA - Një operacion i kryer nga forcat e policisë italiane ditën e sotme ka arritur të vërë në pranga 12 persona mes të cilëve bëhet me dijeni se ka patur edhe disa shqiptarë.

Mediat italiane pohojnë se bëhet fjalë për një trafik të organizuar të lëndëve narkotike prej këtij rrjeti, ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe 11 persona të tjerë në vende të ndryshme të Evropës.

Nga operacioni janë kapur 130 kg heroinë dhe 45 kg kokainë, ka pasur një vlerë prej rreth 18 milion eurosh, sikundër janë sekuestruar edhe armë, cigare kontrabandë dhe targa false makinash dhe radio-transmetues.

Bëhet me dijeni se operacioni policor u organizua në disa qytete italiane, si në Romë, Bergamo, Pistoia, Firence, Modena e Bolonja, duke shtuar se të ndaluarit importonin kokainë nga Holanda, ndërsa heroinën nga Shqipëria dhe Maqedonia. n.e/NOA

KOMENTE