Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga drejt BE e NATO, edhe Kosova do të ketë një ministri të saj për Integrimin
English

Rruga drejt BE e NATO, edhe Kosova do të ketë një ministri të saj për Integrimin

Prishtinë, 14 nëntor, NOA - Në kuadrin e angazhimeve dhe përgjegjësive që ka Kosova në procesin e integrimit evropian, së shpejti edhe ajo pritet që të ketë institucionin e vet zyrtar që do ta trejtojë atë, pikërisht ministrinë e Integrimit.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni zv/kryeministri Hajredin Kuçi, sipas të cilit se në vitin 2010 kjo ministria e re pritet të nisë punën e saj. "Kryeministri, në shenjë të angazhimeve për fushën e integrimeve evropiane, ka vendosur që të themelohet një ministri për integrime evropiane. Mendojmë se atë vendim do ta marrë sa më shpejt që është e mundur, në kohën e duhur dhe duke dashur që të koncentrohen punët për integrime evropiane në një vend, por natyrisht edhe të koordinohen nga një vend", ka thënë ai. Për liberalizimin e vizave dhe për integrim në Bashkimin Evropian, Kuçi theksoi nevojën e një përkushtimi më të madh të institucioneve të vendit. Ai shprehu bindjen se me krijimin e Ministrisë për Integrime, do të lehtësohet edhe rruga drejt BE-së. Ndryshe, kohëve të fundit, ka pasur zëra që Ministrinë e Integrimeve do ta drejtojë ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Vetë Rexhepi tha se e vlerëson lart formimin e kësaj ministrie dhe se është në pritje të ftesës për ta drejtuar atë. n.e/NOA

Â

KOMENTE