Bruksel, 15 Nëntor NOA-Misioni i EULEX do të marrë vlerësimet për punën e tij të kryer në Kosovë e Bosnjë nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Takimi dyditor do të zhvillohet nesër në Bruksel ku tema kryesore do të jenë politika e brendshme dhe e jashtme, dhe në këtë kuadër do të vlerësohet puna e misionit të BE-së në Kosovë dhe në Bosnjë.
Këshilli i Ministrave në konkluzionet e tij duhet të mbështesë përpjekjet që po i bën misioni evropian EULEX në Kosovë në zbatimin e mandatin të tij, me gjithë sfidat serioze.
Ministrat evropianë janë të kënaqur me rezultatet që ka shënuar deri tani EULEX në forcimin e legjislacionit dhe gjyqësisë dhe në promovimin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në Kosovë.
Kjo ka të bëjë me proceset e rasteve të ndjeshme penale dhe me luftën kundër krimit të organizuar.
m.i/NOA