Tiranë, 15 Nëntor NOA - Partia Demokratike (PD) shprehu sonte qëndrimin mbi zgjedhjet e pjesshme vendore në vend, duke përshëndetur qytetarët e të gjitha njësive administrative, "të cilët shkuan pranë qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjen e krerëve të tyre lokalë".
Sot në pesë bashki e komuna kanë marrë pjesë 13 419 votues, përkundrejt shifrës prej 16999 votues ose 78% e
numrit të votuesve që morën pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2007.
Kjo shifër shihet nga PD si optimiste dhe vlerësohet se "me këtë pjesëmarrje të lartë qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigjen më të mirë Edi bojkotit dhe thirrjeve të tij".
Sipas të dhënave të ofruara, në njësitë administrative të sipërpërmendura kanë marrë pjesë përkatësisht:
Në njësinë bashkiake nr.10, 4315 votues; kundrejt 5184 votues që kanë votuar gjithsej në zgjedhjet lokale të 2007.
Në Komunën Otllak, 3166 votues; kundrejt 4695 votues qe kanë votuar gjithsej në zgjedhjet lokale të 2007.
Në Bashkinë Klos, 3580 votues; kundrejt 4370 votues që kanë votuar gjithsej në zgjedhjet lokale të 2007.
Në Komunën Fushë Arrëz, 1380 votues; kundrejt 1800 votues që kanë votuar gjithsej në zgjedhjet lokale të 2007.
Në komunën Fierzë, 973 votues; kundrejt 950 votues qe kanë votuar gjithsej në zgjedhjet lokale të 2007.
r.m/NOA