Hanovër, 15 Nëntor NOA-Ka përfunduar tragjikisht jeta e një prej yjeve të futbollit gjerman, portieri i ekipit kombëtar të Gjermanisë, Robert Enke i cili u vetëvra fill pas vdekjes së vajzës së tij 2 vjeçare.
 Dhjetëra mijëra tifozë u janë bashkuar sot familjarëve, shokëve dhe bashkëlojtarëve, për t'i bërë nderimet e fundit portierit të kombëtares gjermane.
Në ceremoninë përkujtimore mbajtur në fushën ku Enke kishte luajtur futboll, ishin mbledhur 45 mijë njerëz.Â
Mijëra qytetarë e kishin nderuar atë jashtë dyerve të stadiumit duke ndezur qirinjë dhe hedhur lule në hyrje të selisë së klubit.
Në sfond të ceremonisë ishte himni "Ti kurrë nuk ke për të vdekur" i shoqëruar nga duartrokitjet e tifozëve.
Enke do të prehet në varrezat afër Hanoverit, pranë varrit të së bijës.
m.i/NOA