English

Zgjedhjet lokale, Beogradi: Serbët e Kosovës respektuan vendimin për bojkot

Beogradi, 15 Nëntor NOA-Beogradi zyrtar ka nxituar të deklarojë se shumë pak serbë kanë marrë pjesë në zgjedhjet e sotme lokale në Kosovë dhe kjo kategori nuk përfaqëson në asnjë mënyrë qëndrimin e serbëve të Kosovës.

Deklarata është bërë nga ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç.

Duke i cilësuar si zgjedhje jo legjitime, Bogdanoviç ka deklaruar se pjesëmarrja e ulët e serbëve në votime konfirmoi respektin e tyre ndaj  vendimit të qeverisë serbe se nuk ka kushte për pjesëmarrje.

 "Ata (serbë) që kanë marrë pjesë në zgjedhje, duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk do të mund të përfaqësojnë serbët e Kosovës", ka thënë Goran Bogdanoviç.

m.i/NOA

KOMENTE