English

Zgjedhjet lokale, KQZ: Pjesëmarrja 45 %, procesi u mbyll i qetë

Prishtinë, 15 Nëntor NOA UPDATE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë ka deklaruar sot në orët e vona të mbrëmjes se pjesëmarrja e zgjedhësve kosovarë në votime ka qenë rreth  45.36 për qind në të gjithë vendin.

Kryetarja e KQZ-së vlerësoi sonte se procesi zgjedhor u zhvillua në një klimë të qetë, megjithë incidentet e vogla që u vunë re gjatë orëve të paradites.

Sipas saj, mund të thuhet se u arritën standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët megjithë numrin e ulët të pjesëmarrjes.

Ndërsa për rezultatin përfundimtar, KQZ ka deklaruar se do të publikohet nesër në mëngjes.

Nga të dhënat e fundit mësohet se në qytetin e Prishtinës votuan rreth 46,4 % e zgjedhësve, ndërsa në qytetin e Prizrenit kjo shifër ishte 42,5 %.

KQZ ka vlerësuar se  qendrat e votimit u mbyllën në  orën 19:00 dhe të drejtën e votës e patën rreth 709,362 votues në të gjithë Kosovën.

m.i/NOA

KOMENTE