Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aktori rumun me origjinë shqiptare Ion Caramitru, mbërrin sot në Tiranë
English

Aktori rumun me origjinë shqiptare Ion Caramitru, mbërrin sot në Tiranë

Nga Milena Selimi

Tiranë, 16 nëntor, NOA - Pritet të mbërrijë sot në Tiranë Ion Caramitru, drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar "I.L. Caragiale" në Bukuresht, Rumani.

Personaliteti i teatrit dhe filmit botëror do të vizitojë për herë të dytë Shqipërinë, në një ftesë nga Shoqata e Arumunëve të Shqipërisë dhe Ambasada Rumune në Tiranë.

Aktori, interpretues i roleve të Shekspirit do të zbresë në aeroportin e Rinasit në orën 14.30, ku burime nga ambasada konfirmojnë pritjen e tij nga Shoqata e Arumunëve, Ambasada Rumune dhe Drejtori i Qendrës Metropolitane në Tiranë, Kiço Londo. Origjina e të parëve të artistit Caramitru lidhet me qytetin e Korçës, qyteti që e nderoi me medaljen "Emblema e artë e qytetit" akorduar nga Këshilli Bashkiak i Korçës, qytetit të tij të origjinës, me motivacionin: "Si mirënjohje për vlerat e larta humane dhe artistike që ai përfaqëson".

Artisti i madh u shpreh në këtë ceremoni se "Korça ka lënë gjurmë të thella në kujtesën dhe ndërgjegjien e tij humane dhe artistike".

Artisti Ion Caramitru erdhi për herë të parë në Tiranë në përurimin e Teatrit të Metropolit, në datën 4 prill 2009, ku prania e tij në ceremoninë e hapjes ishte ‘ogur i mirë' për nisjen e këtij institucioni që i shtohet jetës teatrore në kryeqytet.

Caramitru ka interpretuar me shumë se 60 role të pjesëve nga Shekspir, Çehov, Pirandelo, Buchner, Bernard Shou, Alfred De Musset, Suto Andras, Rolf Hochhuth etj. Personazhet që ka skalitur në galerinë e tij Caramitru, numërojnë figura si :Romeo, Hamlet, Oktavius, Feste, Leonce, Eugen Marchbanks, Eduardi III, Ferdican, Ricardo Fontana. Nga 1963 deri me tani ai ka interpretuar në mbi 40 filma rumunë, amerikanë dhe anglezë. Ndër rolet më të rëndësishme njihen: në filmat angleze "Jude City" BBC1, në serialin "A question of Guilt", Chanel 4; "A exchange of fire",Chanel 4; "Mision Impossible", në Paramount; "Braiun de Palma"; "Tëo death", BBC1; Deep secrets me regji nga Costa Gavras.

Nga viti 2001 mban postin e zv/presidentit të Këshillit Kombëtar për Bashkim, në komisionin përgjegjës për Kulturën dhe të Rinjtë, gjithashtu është zv/president i ECA (Këshilli i Evropës i Artistëve) për Evropën Juglindore. Ka marrë shumë çmime teatrale si regjisor në teatër, apo si aktor në filma.

E ndërsa çmimet e tij si profesionist janë pa fund, veçohet ndër të tjera "Kalorës i Urdhrit Perandorak Britanik" nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, në vitin 1995, "Kalorës i Arteve dhe i Letërsisë në Francë", në vitin 1997 dhe në 2002 Urdhrin "Artist i Merituar" në Rumani. Është aktivizuar edhe në jetën politike, duke u bërë në fund të viteve '90, një nga njerëzit më të aktivizuar në procesin e ndryshimit të sistemeve.

Në 22 dhjetor të 1989 ka qenë anëtar i Byrosë Ekzekutive të "Këshillit të Frontit të Shpëtimit Kombëtar", në pozicionin e presidentit të komisionit për Kulturën. Nga 1997-2001 ka qenë pjesëtar i partisë PNTCD dhe nënkryetar i kësaj partie. Nga 1996-2000 ka mbajtur postin e ministrit të Kulturës në qeverinë e Victor Ciorbea.

KOMENTE