Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetët e PS dhe të majtët e tjerë në Fier: Fundi i Berishës, për Vitin e Ri
English

Deputetët e PS dhe të majtët e tjerë në Fier: Fundi i Berishës, për Vitin e Ri

Fier, 16 Nëntor NOA - Në mitingun e sotëm që po zhvillohet edhe momentalisht në Fier, kanë folur disa deputetë të PS si dhe nga partitë e tjera të spektrit opozitar.

Deputetja e PS Ermelinda Meksi paralajmëroi se pa vota të lira, s'ka integrim në Evropë. Ne treguam se vetëm të bashkuar fitohet dhe kështu duhet të jemi përsëri, për të fituar sërish.

"Nuk na ndalon askush në të drejtën tonë për hapjen e kutive, atje ndodhet krimi elektoral i Berishës. I themi se është ai përgjegjës për bojkotin, është ai përgjegjës për liberalizimin e vizave, sepse me qëndrimin arrogant, është bërë turpi i qeverisë".

Meksi akuzoi se është qeveria përgjegjëse, sepse Serbia, Maqedonia, e Mal i Zi e fituan, kurse Shqipëria jo dhe shtoi se "Qeveria e Berishës është e paaftë dhe e zhytur në korrupsion".

Kurse deputeti i PS, Albert Çaçi u shpreh se kjo parti i ka mbledhur njerëzit, "për të drejtën tonë legjitime, kontrollin e votës së lirë".

Çaçi përmendi se "kemi qenë dëshmitarë sesi këtu në Fier, donte të grabiste mandatin e 9, por qëndresa juaj, bëri që kutitë të hapën dhe u pa çfarë kishin brenda ato", - duke shtuar se "u pa qartë se mandati i 9 i takonte Fierit".

Deputeti i PS tha se për kutitë që kërkojnë të hapen, nevojitet vetëm një kamera, pesë persona dhe zgjidhet kriza politike dhe hapet rruga e reformave.

"Ne po protestojmë, jo për interesa personale të Edi Ramës, siç ka thënë dikush, por për të drejtën themelore të demokracisë. Ta heqë nga mendja se deputetët e PS do hyjnë në parlament pa u hapur kutitë", - paralajmëroi Çaçi.

Sakaq, kreu i PDS Paskal Milo iu referua 12 viteve më parë, kur tha se "është në dorën tonë që ta kemi fundin e Sali Berishës si një dhuratë pse jo për vitin e ri" dhe paralajmëroi se "nëse nuk plotëson kushtet e opozitës fundi i tij politik është shumë i shpejtë".

Më tej, Milo tha: "Tashmë si në vitin 1997 kanë nisur t'i dridhen gjunjët". Milo theksoi se "me Sali Berishën nuk ka kompromis në tavolinë, ai njeh kompromisin e imponuar, vetëm atëherë kur të bindet se nuk mund të qëndrojë më në pushtet".

e.r/NOA

KOMENTE