Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Vitin e ardhshëm shpresojmë në heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Evropian
English

Meta: Vitin e ardhshëm shpresojmë në heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Evropian

Tiranë, 16 nëntor, NOA - Qeveria shqiptare shpreson që vitin e ardhshëm të përmbushen të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimit Evropian për të mundësuar heqjen e regjimit të vizave Shengen.

Një deklaratë të tillë, ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta e deklaroi në fjalimin e tij të mbajtur gjatë konferencës "Regjimi pa viza për Shqipërinë, hapat e fundit", ku është e ftuar edhe europarlamentarja Tanja Fajon.

Sipas tij, çështja e vizave është mjaft e prekshme për Shqipërinë, e cila ka qenë më e privuara nga liria e lëvizjes krahasuar me vendet e tjera të rajonit, siç ato të ish-bllokut jugosllav, disa prej të cilave tashmë kanë përfituar nga liberalizimi i vizave me BE-në.

"Në frymën e Samitit të Selanikut, nisi aplikimi i dialogut për liberalizimin e vizave, që në vitin 2003, të cilat përmbanin kushtet edhe në udhërrëfyesin përkatës që përmbante 4 pika kryesore", bëri me dijeni ai.

Duke konkretizuar arritjet për secilin bllok kërkesash për heqjen e vizave, ai tha se që nga kjo periudhë ka patur një punë të jashtëzakonshme që vijon me planin e strategjive dhe zbatimin e tyre, të cilat reflektohen edhe në raportin që i është paraqitur Komisionit Evropian.

"Blloku i parë është siguria e dokumenteve, për të cilin ka një progres të madh për pasaportat biometrike të shpërndara", tha ai.

Ndërsa për atë që e cilësoi si "prioritet të prioriteteve", menaxhimin e kufijve, Meta tha se qeveria ka hartuar një plan veprimi që do të shërbejë për një menaxhim më efikas të tyre.

"Kurse blloku i tretë është rendi publik dhe siguria, ku vend kryesor për zbatimin e tij ka zënë lufta ndaj krimit të organizuar", tha ai.

Në fund, Meta, duke përmendur edhe kushtin tjetër të vënë nga Bashkimi Evropian, atë të marrdhënieve ndërinstitucionale tha se është duke punuar duke e cilësuar heqjen e vizave si prioritetin kryesor të qeverisë.

n.e/NOA

KOMENTE