Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Olldashi, për tunelin e Kalimashit: Shembjet në galeri ishin të paparashikueshme
English

Olldashi, për tunelin e Kalimashit: Shembjet në galeri ishin të paparashikueshme

Tiranë, 16 Nëntor NOA - Ministri i Punëve Publike,Transportit dhe Telekomunikacionit doli sot në konferencë me mediat ku foli për problemet e hasura në tunelin Thirrë - Kalimash dhe siguroi se situata mund të konsiderohet tashmë nën kontroll të plotë dhe drejt stabilizimit, kurse pranoi se problemi ishte i paparashikueshëm.

Në sajë të masave emergjente të marra, në respekt të udhëzimeve të ekspertëve, galeria e veriut është siguruar në gjendje të qëndrueshme dhe ajo e jugut (ku ndodhi rrëshqitja) ka një përmirësim të ndjeshëm, lajmëroi Olldashi.

Ai njoftoi se kontraktori së shpejti do të fillojë implementimin e Projektit të ri për stabilizimin dhe zgjidhjen definitive të galerisë jugore në bazë të rekomandimeve të ekspertëve të pavarur të angazhuar për zgjidhjen e situatës.

"Fenomeni gjeologjik i tunelit të Thirrës, ka qenë i paparashikueshëm, por jo i panjohur për ne", - pranoi Olldashi.

Për t'i dhënë zgjidhje problemit shumë më parë se të ndodhte rrëshqitja, kemi angazhuar ekspertët më të mirë e më të spikatur të inxhinierisë botërore si Dr. Sauer Bureau nga Austria dhe Muller & Hereth nga Gjermania", - sqaroi Olldashi.

Në bazë të rekomandimeve të grupit të ekspertëve, të supervizorit kroat IGH, menaxherit britanik të projektit, Roughton dhe ekspertizës së pavarur, ne vendosëm mbylljen e tunelit, një muaj përpara shembjes në galerinë jugore, - njoftoi ministri.

"Bëmë sigurimin e domosdoshëm dhe të menjëhershëm të hyrjeve të tunelit për të mos lejuar asnjë person (përveç eksperteve te specializuar) të afrohet pranë zonës së riskut deri në stabilizimin e rishpërndarjes së sforcimeve dhe të plasaritjeve të shkëmbit.

Përforcuam paretet në 250 metra të galerisë veriore për të evituar efektet e mundshme që mund të shkaktonte në të galeria paralele; përforcuam zonat e riskut me fasho betoni  të projektuar mbi fibra metalike", - detajoi Olldashi.

Ai kërkoi të kihet parasysh fakti se zona problematike është vetëm 50 metra, në një gjatësi prej gati 12 mijë metrash që është totali i tunelit, ose e shprehur në përqindje në vetëm 0.4 për qind të tunelit.

f.sh/NOA

KOMENTE