Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia ekzekuton urdhër-arrestin për këshilltarin e Priftit dhe 3 të tjerë
English

Policia ekzekuton urdhër-arrestin për këshilltarin e Priftit dhe 3 të tjerë

Elbasan, 16 Nëntor NOA - Policia e Elbasanit konfirmoi zyrtarisht para pak çastesh se sapo ka përfunduar operacionin e posaçëm policor për kapjen e të dyshuarve për skandalin 6.5 milionë euro, dëm financiar ndaj shtetit.

Arrestimi i tyre u bë nga ana e Seksioni Kundër Korrupsionit ne Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan.

Policia tha se bëri ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së

Rrethit Elbasan për vjedhje për shkak të detyrës për:

Artur Belegu, 31 vjeç, lindur dhe banues ne Lagjen "28 Nentori" ne Elbasan, i martuar, arsimi i mesem, me detyre magazinier ne Darfo Elbasan.

Tonin Gjonaj, 58 vjeç, lindur ne Burrel dhe banues ne Tirane Njesia Bashkiake Nr. 1, i martuar, arsimi i lartë, ish drejtor i Darfos.

Fatos Pengu 48 vjeç, lindur ne Korçë dhe banues ne Durrës lagja nr.1, i martuar, arsimi i lartë, me aktivitet privat, ish përgjegjës i Darfos.

Eduart Belegu 47 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane Njesia Bashkiake Nr. 2, i martuar, ish-administrator i Darfos.

Policia sqaroi se arrestimi i tyre u bë pasi ndaj tyre kishte filluar procedimi penal në vitin 2008, pasi kanë qenë punonjës te firmës koncesionare "DARFO" dhe për një periudhe 5 vjeçare kanë kryer vjedhje te pronës shtetërore ne bashkëpunim.

Ne baze të vendimit te Gjykates Rrethit Elbasan, është vendosur për këta shtetas masa e "Arrestit ne burg" për kryerjen e veprës penale "Vjedhje për shkak te detyrës", te parashikuar nga neni 135 dhe 25 i Kodit Penal".

a.k/f.sh/NOA

Lexoni lajmin mbi skandalin 6.5 milionë euro dhe reagimin:

Tiranë, 16 Nëntor NOA - Ministri i Ekonomisë, Energjetikës dhe Tregtisë, Dritan Prifti urdhëroi mbrëmjen e sotme shkarkimin e këshilltarit të tij emëruar pak javë më parë, Eduard Belegu.

Lajmi u konfirmua para pak minutash për agjencinë e lajmeve NOA, nga burime zyrtare të METE-s.

Ata saktësuan se "ministri Prifti

u njoh me vendimin e Gjykatës së Rrethit Elbasan per arrestimin e z. Eduard Belegu, keshilltar per minierat, për t'i hapur rrugë hetimeve, urdhëroi lirimin e tij nga detyra".

METE evidenton më tej se "nga njoftimi për shtyp i Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezulton që ndalimi është bërë për veprime te viteve 2004-2007, kur Z. Belegu punonte administrator i një kompanie private.

Ministri thotë se shpreson që organet e drejtësisë të bëjnë detyrën për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.

f.sh/NOA

Elbasan, 16 Nëntor NOA - Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka nisur hetimet për drejtuesit e kompanisë DARFO për abuzim ndaj shtetit shqiptar në vlerën 6.5 milionë euro.

Një prej të akuzuarve është biznesmen i njohur dhe një ndër emrat në piramidën drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim (anëtar i KDK të LSI) dhe kandidat për deputet i LSI në zonën nr 86.

Aktualisht, prej pak javësh, Eduard Belegu është dhe këshilltar i ministrit të METE, Dritan Prifti.

Lajmi u dha për agjencinë NOA, nga burime zyrtare të nga Prokurorisë së Përgjithshme të cilat sqaruan se bëhet fjalë për procedimin penal nr 169 datë 16.02.2008, për veprën penale të parashtruar në nenin 135 të Kodit Penal. Veprimet hetimore janë kryer në ngarkim të Eduart Belegu, administrator, Artur Belegu, Tonin Gjonaj, drejtorë dhe Fatos Pengu të gjithë punonjës të kompanisë DARFO.

"Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shkaktuar një dëm shtetit në shumën prej 6 milion e gjysmë euro gjatë periudhës 2004-2007, kohë në të cilën kanë marrë me koncesion Uzinën e Ferrokromit në Metalurgjikun Elbasan", zyrtarizoi prokuroria.

"Sipas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Elbasan ka caktuar masën e arrestit në burg për këta shtetas", detajuan burimet nga Prokuroria e Përgjithshme.

Prokuroria nuk konfirmoi nëse janë ekzekutuar urdhër-arrestet apo ato do të ekzekutohen në orët në vazhdim.

e.r/NOA

KOMENTE