Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, arrestohet 31-vjeçari tentoi të vriste kushëririn e tij
English

Tiranë, arrestohet 31-vjeçari tentoi të vriste kushëririn e tij

Tiranë, 16 nëntor NOA - Policia e Tiranës arrestoi dje një 31-vjeçar pasi tentoi të vriste kushëririn e tij.

Ngjarja ndodhi në fshatin Picallë të Tiranës kur 31-vjeçari Alfons Dervishi tentoi të vriste me armë zjarri 44-vjeçarin Xhavit Dervishi.

Burime nga policia thanë se mes dy personave nisi një konflikt kur pas fjalëve fyese të ndërsjella Dervishi ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar në drejtim të kushëririt të tij.

I plagosuri u transportua në spital ku pas ndërhyrjes mjekësore arriti t'i shpëtonte rrezikut për jetën.

Ndërkohë forcat e policisë të sinjalizuara për plagosjen mbërritën menjëherë në vendngjarje për të identifikuar dhe kapur autorin.

Policia mundi të arrestonte autorin e dyshuar të ngjarjes Alfons Dervishi i cili akuzohet për veprat penale të "Vrasjes me dashje" e mbetur në tentativë dhe të "Prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municioneve".

k.k/NOA

Â

KOMENTE