Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli në SHBA, do të marrë pjesë në takimin e Unionit Ndërparlamentar
English

Topalli në SHBA, do të marrë pjesë në takimin e Unionit Ndërparlamentar

Tiranë, 16 nëntor NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli niset për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është e ftuar të marrë pjesë takimin e Unionit Ndërparlamentar në pallatin e OKB-së.

Kjo konferencë do të përbëjë takimin e dytë të Komitetit Përgatitor për Konferencën e Tretë Botërore të kryetarëve të parlamenteve, që pritet të mbahet në vitin 2010.

Dinamizimi i rolit të parlamenteve në sfidat botërore, prioritetet e Kombeve të Bashkuara, kriza financiare globale, forcimi i bashkëpunimit të parlamenteve mes tyre dhe Kombeve të Bashkuara, strategjitë e ardhshme politike dhe ekonomike ndërparlamentare, ndryshimet klimaterike do të jenë temat qendrore të diskutimeve të Konferencës.

Në këtë konferencë Topalli do të jetë bashkë me homologen e saj të Austrisë, Barbara Prammer, Kryetarin e Bundestagut gjerman Norbert Lammert, dhe Marc Laffineur, nënkryetar i parlamentit të Francës.

Të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të parlamenteve të Australisë, Jordanisë, Indonezisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut.Â

Gjatë punimeve të Konferencës, Kryetarja e Kuvendit do të zhvillojë edhe takime të veçanta dypalëshe me Kryetarët e Parlamenteve, si edhe me personalitete të rëndësishëm të OKB-së.

k.k/NOA

KOMENTE