Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet e pjesshme, Haxhinasto: Numri i votave të LSI-së u dyfishua
English

Zgjedhjet e pjesshme, Haxhinasto: Numri i votave të LSI-së u dyfishua

Tiranë, 16 nëntor NOA - Zëvendëskryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka vlerësuar procesin zgjedhor të djeshëm për zgjedhjet e pjesshme në pesë njësitë vendore, në Tiranë, Fierzë, Fushë-Arrëz, Klos dhe Otllak.

"Procesi zgjedhor u zhvillua i qetë dhe në përputhje të plotë me legjislacionin e vendit.

Kam kënaqësinë të evidentoj se numri i votave të LSI-së në 5 njësitë ku u konkurrua shënoi dje një rritje prej 2.6 herësh, në krahasim me rezultatin e saj në zgjedhjet e 28 qershorit. (1052 vota-2702 vota)" deklaroi Haxhinasto.

Sipas tij, kandidatët e LSI-së konkurruan me dinjitet e profesionalizëm duke zhvilluar një fushatë civile dhe duke paraqitur një alternativë mirë qeverisëse në të gjitha këto njësi.

k.k/NOA

KOMENTE