Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
17 Nëntori - Dita e çlirimit të Tiranës, festimet pushtojnë kryeqytetin e vendit
English

17 Nëntori - Dita e çlirimit të Tiranës, festimet pushtojnë kryeqytetin e vendit

Nga Milena Selimi

Tiranë, 17 nëntor, NOA - Festa e Çlirimit të Tiranës do të përkujtohet me aktivitete që do të shoqërojnë sot ditën e Çlirimit në kryeqytet.

Kështu, bëhet me dijeni se një marshim i bandës së qytetit, do të nisë nga monumenti i Sulejman Pashës, në orën 11.00, nga emri i themeluesit të qytetit në vitin 1614, për të vazhduar më pas me muzikë dhe marshe përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" si dhe përpara Bashkisë së Tiranës, ku mendohet edhe prezenca dhe fjala kryetarit të saj, Edi Rama.

Ndërkaq, koncerte të tjera dhe aktivitete në sheshe janë menduar për orët e pasdites, me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe grupeve më të mira shqiptare, organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Qendra Metropolitane.

m.s/NOA

KOMENTE