Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britma ime... për të qenë NE
English

"Britma" ime... për të qenë NE

Intervistë me Visar Zhitin, nga Milena SelimiÂ

Shkrimtarin Visar Zhiti e takojmë në stendën e shtëpisë botuese Omsca1, ku miq dhe dashamirës e takojnë për autografe dhe biseda, që vetëm një ‘paqësor' si ai mundet t'i përcjellë me shumë dashuri. Kërkojmë të flasim për romanin e fundit të tij, "Në kohën e britmës", por britmat dhe zhurmat rreth nesh na kufizojnë. Modest dhe fjalëpak, ngre supet për atë që sheh në këtë panair, ku sipas tij mungon vetmia e shkrimtarit dhe komunikimi zëulët. Por jemi në Tiranë dhe shkrimtari Zhiti, i cili sipas studiuesit dr. Gëzim Alpion, "renditet ndër klasikët e letërsisë bashkëkohore shqiptare është shumë i talentuar për t'u liruar nga ‘burgu'. Ai mund të krahasohet denjësisht me autorë si Kafka, Orwell, Salinger, Heller dhe Solzhenicin". Një cilësim që të trondit dhe të shtyn të shfletosh me kuriozitet dhe befasi çfarë stilistike dhe gjetje ka sjellë në "Kohën e britmës", aty ku autori e nis veprën me nënshkrimin se ‘çdo ngjashmëri me ngjarje dhe persona (jo) realë është e rastit..vetëm rasti nuk është i rastit…'.

Gjejmë një ‘strehëz' të pafjalë në shkallët e pas Pallatit të Kongreseve dhe me shkrimtarin Visar Zhiti bashkëbisedojmë për letërsinë, vërtetësinë, objektet dhe pafundësinë në një vepër letrare. Është vjeshta e tretë e vitit 2009.

Â

NOA:Romani titullohet "Në kohën e britmës" përse bëhet fjalë, çfarë lloj britme është ajo?

V.Zh: Besoj njeriu gjithmonë ka një britmë brenda vetes dhe sa të jetë jeta e tij është koha e kësaj britme, një britmë për një jetë më dinjitoze, për kuptimin e saj, në thelbin e saj më të mirë, britmë kundër të keqes, kundër kërcënimeve, mediokritetit të përditshëm, britma për të qenë ata që duhet të jemi".

Â

Në fund të librit ka një dedikim për të çarën e suprinës së tavolinës…sa e vërtetë kjo?

Po, është një pjesë e vërtetë, ajo e çara e tavolinës, e shkruar jashtë librit. Sipas një tradite që e shohim sidomos në letërsinë amerikane, ku autorët, në fillim, ose në fund të veprës falënderojnë për ndihmat e dhëna, miq, bashkëpunëtorë, bashkëshortin, bashkëshorten, e gjeta veten se edhe unë në vetminë time, duke e patur gjithçka kundër doja të bëja traditën e falënderimit dhe mu desh të falënderoja tavolinën time të çarë, që më mbajti aq gjatë për të shkruar librin dhe, ajo siç e keni vënë re edhe ju, për mua, ishte një britmë e vdekur.

Â

Jeni nga shkrimtarët që krijoni lidhje me objektet, që bëhen të dashura gjatë procesit së krijimit. A ka të tilla që mbarten edhe aty ku jeton jashtë Shqipërisë? Si rindërtohen?

Po, kjo që thoni ju, është e vërtetë, por unë nuk e ndiej që punoj jashtë Shqipërisë, ndoshta sepse unë punoj me shqiptarët në ambasadë dhe e kam shumë të pranishme Shqipërinë. Është e vërtetë se njeriu mbart në vetvete objekte, imazhe, qenie, madje kam filluar të besoj se ato janë edhe përtej ekzistencës së tij, ato janë gjithmonë me ty dhe, nëse ti i mbarte në të gjallë për të dëshmuar ato veten e tyre, kur ti të mos jesh ato do të dëshmojnë për ty. Më kujton pikëllimin e një poezie të Borhesit që thotë "Bastuni im, mbajtësja e çelësave, syri magjik i portës janë disa sende që do të jetojnë më gjatë se unë që i desha dhe i përdora..". Ndoshta kjo është edhe e mira e gjërave, dëshmia e së përtejmes.

Â

Në pasthënien e librit dr. Alpion ju ka krahasuar me Solzhenicin, Kafkën, Orwell. Sa gëzim dhe përgjegjësi ju sjell një cilësim i tillë?

E kam lexuar dhe botuesi e ka zgjedhur për të qenë në kopertinën e pasme. Na vjen mirë nga fjalët e mira, aq sa edhe të hutojnë dhe të kërkojnë një përgjegjësi më të madhe, por gjithsesi nuk mund të gjykoj për atë që ka thënë ai.

Â

Çfarë kumton figura e Solzhenicinit në formimin tuaj si shkrimtar?

Natyrisht, do të thoja se është një figurë gjigante e letërsisë së sotme botërore, ndërkohë unë e ndiej më shumë se një lexues i zakonshëm, ngaqë ai është edhe një bashkëvuajtës i madh i imi, edhe pse ai ishte në Gulaget sovjetike dhe unë në burgjet e harruara të Spaçit. Ashtu si dashuria ka fuqinë t'i bashkojë njerëzit, ndoshta po këtë fuqi ka edhe vuajtja dhe ferri.

Â

Ende besoni se dashuria mund t'i bashkojë njerëzit? Ju jeni paqësor dhe dashamirës i pandreqshëm, nuk keni hasur ndonjë veprim nga realiteti për ta lëkundur këtë pohim?

Zhgënjime dhe lëkundje në besim ka shumë dhe janë shumë, por thelbi, ai qiriri i fundit duhet të mbetet i pashuar tek njeriu dhe, sado e madhe të jetë errësira, mjafton edhe vetëm një qiri i pakët për aq dritëz sa të duhet.

Â

Çfarë e bën të ndryshëm romanin "Në kohën e britmës" nga veprat tuaja paraardhëse? Stilistikë, frazeologji..?

Besoj dhe kam ambicionin se kam sjellë libër tjetër, emocion tjetër, kumte të tjera, shpresoj të jetë kështu.

Â

Përse proza ka fituar më shumë terren tek poeti brenda jush?

Ndoshta nuk është e qëllimtë, sepse mua do të më pëlqente t'i përgjigjesha asaj që më vinte, qoftë edhe çastit që zakonisht s'ka nevojë për poezinë, por ndoshta realiteti me madhësinë e vet, nuk po them madhështinë, e shqyen kornizën e poezisë duke e mbartur atë me vete dhe ka nevojë për një hapësirë më të madhe që ia siguron romani.

Â

Nëse i përmbaheni asaj që thatë ju çfarë kornize është shqyer tek "Koha e britmës", ka ngjarje të rastit, por jo çdo rast është i rastësishëm…

Pyetja është e bukur, por e vështirë t'i jap unë përgjigjen. Kur autori mbaron librin s'ka të drejtë të flasë më për të, vepra duhet ta shpjegojë autorin, por meqë ne po bashkëbisedojmë miqësisht, kam menduar se në ecurinë e rrëfimit tim në të këtë libër kam bërë diçka që nuk mbaron, ndoshta s'ka qenë e qëllimtë, por e kam ndjerë që kjo është. Jeta shpesh herë ka nisma të mëdha, ka drama të mëdha, nuk u gjen as fundin as mbarimin, në njëfarë mënyre ai është roman i mbaruar, por është roman i së pambaruarës, ku natyrisht lexuesi e përfundon atë që sheh, e merr emocionin që mendoj unë se do ta përftoj prej tij, por në thelb është si vetë jeta që nuk e përmban asnjë kornizë, gjithmonë ka aftësinë shqyerse të pafundësisë.

Â

Ka personazhe që janë rimarrë nga veprat e mëparshme?

Po, mendoj se ka paksa, ka detaje ku rishihen përsëri dhe këtë herë kam guxuar të përdor edhe emra të vërtetë.

Â

Përse shpreheni ‘guxuar'? Keni patur probleme në veprat e mëparshme? Çfarë ka ndodhur me personazhet realë të treguar prej jush?

Jo, e mira është të mos preket privatësia e tjetrit në një roman, ajo që ai është, sepse është tjetër gjë si e vështron dhe, tjetër gjë, si është në të vërtetë ai ose pamja e gjërave, por, duke menduar në dinjitetin e tyre, në këtë rast kam menduar t'i rrëfej si i kam parë unë.

Â

Jam kurioze të mësoj përse një personazh mund të rimerret edhe në një vepër tjetër? Kjo vjen ngaqë është i mirëkrijuar, apo i pambaruar në atë kuptim që ju i jepni kësaj pafundësie?

Besoj është kjo e dyta që thatë ju, por ndonjëherë vetë personazhi e ndjen të vijë në këtë ngjarje sepse ka për të thënë gjë tjetër dhe si të thuash siç del nga dhoma, hap derën dhe del në rrugë për diçka, ashtu hap edhe kopertinën e një romani të dikurshëm dhe vërsulet aty ku ka për të thënë, ose ka për të ndryshuar diçka në romanin e mëpasshëm.

Â

A do të jetë "Koha e britmës"vepra më e mirë e juaja në prozë?

Nuk e di, do të më pëlqente të ishte roman, këtë të merrte lexuesi dhe nuk e kam sjellë si sfidë për të rrëzuar të mëparshmit, madje unë mendoj se me një vepër kam mbaruar dhe nuk e mendoj atë si një gur piedestali për veprat e mëpasme, në njëfarë mënyre, së brendshmi, më acaron kur thonë se është vepër më e mirë se të mëparshmet, ose kur premton për të qenë e tillë. Çdo vepër është si njerëzit dhe, një njeri, është vërtet një univers më vete. Mendoj se vepra në thelb ndoshta e ka përkryerjen e njeriut ashtu si mund të ndodhë edhe tek tjetri që do të vijë, që mund të ketë këtë thelb, ose instikt. Një roman unë e mendoj si një univers.

Â

Janë thënë të gjitha tek "britma"" Sa të pathëna kanë mbetur jashtë dhe përse?

Deri në ditën që e mbarova mendoja se thashë atë që më mundonte në atë kohë.

Â

Si po ndihesh në panair, shumë promovime dhe tituj të rinj, a mendoni se ka një shpresë për ndryshim në letrat shqipe?

Panairet gjithmonë të japin atë kënaqësinë se të duket sikur je në qytetin e librit dhe të jepet mundësia e komunikimit edhe me ata që nuk i njeh, edhe me ata që s'janë, që jetojnë larg, që vijnë nga vende të tjera. Kjo denduri të jep kënaqësi, po kështu është edhe ai rreziku i pazarit, sepse letërsia shpesh ka nevojë për vetminë, për komunikimin e ngrohtë dhe zëulët, gjë që nuk ta siguron një panair.

Â

Je kurioz të shohësh sesi po shkojnë shitjet në stendën e shtëpisë botuese Omsca1 për librin tënd më të fundit?

Nuk e kam pyetur botuesin, por shoh se ai është i gëzuar dhe shprehet se jemi mirë.

Â

Çfarë faze po kalon letërsia shqipe? A po nxjerrim emra të rinj dhe shpresëdhënës për të patur një erë të re në letrat tona?

Unë jam nga ata që besoj se kemi letërsinë më të mirë tani, sesa dikur. Së pari kjo është në dialektikën e gjërave, por nuk nisem prej saj, sepse dialektika ndonjëherë mohon vetë gjënë e saj, por nisem nga fakti se liria i ka dhënë shumë letërsisë shqipe. Duke qenë të lirë shkrimtarët po japin një maksimum dhe kur flitet për letërsinë nuk është gjithmonë shumica ajo që bën letërsinë, por është kualiteti i saj. Kualiteti i veprave është gjithmonë shuumë më i vogël sesa sasia e botimeve të tyre. Ne jemi vendi që botojmë më shumë se tre botime në ditë. Kjo ka të drejtën e saj dhe nuk është për t'u penguar, shqetësime mund të ketë sepse krijohet aluvioni i fjalëve dhe grafomania, por gjithsesi kjo të lë mundësinë e gjetjes, sjelljes dhe letërsia shqipe është në sjellje të mbara, kam parasysh shkrimtarët që ishin dhe që po vazhdojnë të jenë po aq të mirë, sepse liria i ka bërë të rishohin veten dhe veprën e tyre, marrëdhënien me kohën, por si e përmendët dhe ju po dalin emra vërtet të denjë për një letërsi dhe i përfytyroj të qëndrueshëm.

Â

A ka mbaruar burgu në letërsinë tuaj, çfarë parashikoni të ndodhë më tej, apo ju jeni ‘i dënuar' për të qenë i burgosur nga letërsia?

Duhet të ketë mbaruar burgu, por ai ka vetinë e keqe se ti del prej tij, por nuk del ai prej teje, nuk e kërkoj, dëshiroj të mos ta prek, por nuk e pengoj dot kur avitet.

Â

Pas "Britmës" a do të kemi ndonjë titull më të gëzuar, shkruar nga pena juaj?

Do të dëshiroja, por akoma jam në qetësinë e pritjes….

m.s/e.r/NOA

KOMENTE