English

Dzeko: Endërroj fanellën e Milanit

Tiranë, 17 nëntor NOA - Edin Dzeko i ka idetë e qarta, ai kërkon me ngulm të kalojë në radhët e kuqezinjve të Milanit.

Për këtë arsye ai ka folur me drejtuesit e klubit Gjerman të Wolfsburg për ta lënë të lirë lojtarin në qershor dhe ta kalojë në klubin Italian.

Në tratativa mund të futet dhe lojtari holandez i Milanit Huntelar.

Dzeko ka deklaruar: "Jam tifoz i Milanit prej kohësh dhe dëshiroj të kaloj në këtë ekip prej kohësh, këto kanë qenë fjalët e lojtarit boshnjak".

r.b/NOA

KOMENTE