English

KE, Barrot: Shqipëria pa viza në vitin 2010

Tiranë, 17 nëntor NOA - Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha mori pjesë në forumin ministror mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor të ministrave të brendshëm.

Presidenti i Komisionit Evropian dhe Komisioneri për Çështjet e Drejtësisë dhe Sigurisë, Â Jacques Barrot vlerësoi se Shqipëria ka përmbushur kriteret më të rëndësishme për heqjen e vizave dhe ky proces do të finalizohet në vitin 2010.

"Dialogu vazhdon dhe unë shpresoj që vitin e ardhshëm ne do të shkojmë drejt heqjes së vizave për shqiptarët. Unë isha në Shqipëri kur dhashë pasaportën e parë biometrike dhe tani shoh që Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për heqjen e vizave. Rruga që është bërë tregon se heqja e vizave do të arrihet në vitin 2010" u shpreh Barrot.

"Basha informoi se Shqipëria po kryen me ritmin më të shpejtë në rajon pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike. Këtë e dëshmon fakti se brenda një kohe të shkurtër mbi 250 mijë qytetarë shqiptarë janë pajisur me pasaporta biometrike.

Ai deklaroi se edhe për progresin e arritur në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit nëpërmjet instalimit të sistemeve analoge me vendet Schengen në pikat e kalimit kufitar për menaxhimin total të informacionit dhe për analizën e informacionit kriminal' thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar sot nga ministria e Brendshme.

k.k/NOA

KOMENTE