English

SHBA dhe Kina bashkë, kundër planeve bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut

ekin, 17 nëntor, NOA - Nëse pati diçka për të cilën presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe presidenti kinez, Hu Xhintao ranë dakord menjëherë gjatë takimit të përbashkët në Pekin, ajo ishte çështja e kundërshtimit me forcë të planeve bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.

Nga ana e tij, presidenti amerikan ka deklaruar para homologut kinez se SHBA i qëndron idesë që Irani duhet të dëshmojë me çdo kusht se programi i tij bërthamor është "paqësor dhe transparent".

Sipas tij, Irani "do të ballafaqohet me pasoja" nëse dështon në demonstrimin e një fakti të tillë.

Ndërsa presidenti kinez, dukej më i shqetësuar për planet bërthamore të Koresë së Veriut, në lidhje me të cilat u shpreh se bisedimet për çarmatosjen bërthamore të këtij vendi duhet të fillojnë sa më shpejt.

Nga ana tjetër, mësohet se dy krerët e vendeve ndër më të fuqishme ekonomikisht në botë theksuan se dialogu i fuqishëm është i rendësishëm jo vetëm për Amerikën dhe Kinën por për të gjithë botën.

n.e/NOA

KOMENTE