Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendimi BE për Shqipërinë, Edi Rama: Një lajm i mirë për ne të gjithë
English

Vendimi BE për Shqipërinë, Edi Rama: Një lajm i mirë për ne të gjithë

Tiranë, 17 Nëntor NOA - Në kuadrin e 65-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama theksoi sot se liritë kushtetuese e barazia mes njerëzve përpara ligjit, janë në fakt vlerat reale të antifashizmit e antikomunizmit, njëkohësisht vlerat e Botës së Lirë të popujve të lirë që jetojnë edhe brenda Bashkimit Europian.

Rama evidentoi faktin se dje Bashkimi Europian i hapi rrugë procedurës së aplikimit të Shqipërisë, për të marrë statusin e vendit kandidat" dhe shtoi:

"Padyshim është një lajm i mirë për ne të gjithë, edhe pse si të gjitha lajmet që vijnë nga Europa për Shqipërinë është i vonuar, jo për shkak të europianëve a shqiptarëve, por për shkak të atyre që keqqeverisin Shqipërinë".

Kwtu Rama shtoi se "ne kemi mbetur të fundit në Ballkan që ende nuk lëvizim dot pa viza dhe ata që na keqqeverisin e quajnë sukses që Europa shumë bujare në këtë rast, nuk na e kthen megjithatë kurrizin, edhe pse jo qytetarët por pushtetarët s'kanë bërë ende detyrat e kahershme të shtëpisë".

Jemi po ashtu shumë të prapambetur, më të vonuarit nga të tërë, edhe në këtë provim ku kemi hyrë më në fund dje,- shtoi Rama, - pasi kemi pritur tek dera më shumë se gjithë të tjerët për faj të atyre që na keqqeverisin, dhe prapë ata që na keqqeverisin e quajnë sukses, që më në fund miqtë europianë na pranuan të hyjmë në provim, ndërkohë që pushtetarët padyshim duhet të japin llogari, qoftë për vonesën me vizat e qoftë për këtë tjetër vonesë.

Por ndërkohë, më keq akoma, - theksoi Rama, - kemi mbetur kaq larg Europës këtu brenda, në atdheun tonë, ku sot liritë e të drejtat kërcënohen e shkelen si s'ka më keq, duke filluar nga liria e të gjitha lirive, ajo e votës; nga e drejta e të gjitha të drejtave; ajo e numërimit të ndershëm të votës.

e.r/NOA

KOMENTE