Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Ftoj opozitën për bashkëpunim
English

Berisha: Ftoj opozitën për bashkëpunim

Tiranë, 18 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha prezantoi sot para qeverisë dhe medias programin buxhetor afatmesëm 2010-2012, të cilin e vlerësoi si buxhetin e formësimit përfundimtar të shëmbëlltyrës evropiane të Shqipërisë.

 "Sot, mbledhja ka një agjendë të ngjeshur dhe të rëndësishme, por kryefjala e saj është miratimi i dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2010-2012. Ai i vitit 2013 do të shtrihet drejt mandatit tjetër.

Si risi dhe specifika të këtij buxheti afatmesëm, ai është në distancë buxheti më i madh që ka njohur vendi. Buxheti i viteve 2010-2012 është buxhet i transformimit të thellë të Shqipërisë, i formësimit përfundimtar të shëmbëlltyrës së saj evropiane.

Të gjitha ministritë dhe agjencitë kanë parashikuar në këtë buxhet zbatimin e programit të tyre ambicioz. Buxheti do të jetë një mbështetje e fuqishme për konsolidimin e institucioneve demokratike në veprimtarinë e tyre, institucioneve të pavarura" tha Berisha.

"Mandati tjetër, mesa duket, do të jetë i anëtarësimit përfundimtar. Këtë mandat detyra jonë është ta çojmë deri në buzë të vendimit përfundimtar.

Për këtë jemi zotuar dhe do t'i përmbahemi. Vendimi i dy ditëve më parë dëshmon se qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë besim të plotë tek kjo qeveri.

Dy ditë më parë, ata firmosën besimin e tyre të palëkundur në përkushtimin e saj ndaj vlerave të demokracisë, ekonomisë së tregut, standardeve dhe praktikave evropiane" tha më tej kreu i qeverisë.

Berisha i ka bërë sërish ftesë opozitës për bashkëpunim, duke theksuar se PS duhet t'i lërë praktikat, të cilat i ka gjetur vetë si pemë pa kokrra.

k.k/NOA

KOMENTE