Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çmimi Don Kishoti , për filmin Gjallë në Festivalin e Filmit në Cotbus
English

Çmimi "Don Kishoti", për filmin "Gjallë" në Festivalin e Filmit në Cotbus

Nga Milena Selimi

Tiranë, 17 Nëntor NOA - Mbetet sërish ‘Gjallë' filmi shqiptar, pjesëmarrës në Festivalin e Cotbus-it në Gjermani. Këtë radhë nderimi quhet: Çmimi "Don Kishoti".

Ky çmim i akordohet filmit "Gjallë"nga Juria Ndërkombëtare e Cina©-Clubs FICC. Festivali i 19-të i Cotbus-it u mbajt në datat 10-15 nëntor në Gjermani.

Në Festivalin e Cotbus-it, u

vlerësua me çmimin e parë filmi i regjisorit serb Vladimir Perisiç, "Lubina".

Juria e festivalit e vlerësoi me çmimin "Don Kishoti" filmin e Minarollit, për aspektin dramatik e emocional.

Aktori kryesor i filmit Kreshnik Xheliaj, ishte i kandiduar dhe një nga tre emrat për të fituar çmimin si aktori më i mirë protagonist.

Në fund të kandidimit juria vlerësoi me këtë çmim aktorin serb, Relja Popoviç, protagonist i filmit fitues të këtij festivali.

Regjisori Artan Minaroli ishte prezent në ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe aktori Xhelilaj, producenti ekzekutiv i filmit, Dritan Huqi, si dhe përfaqësuesi i Qendrës Kombëtare Kinematografike, Arben Lami.

Ky është çmimi i tretë për filmin "Gjallë", pas Çmimit Special që mori në Festivalin Ndërkombëtar të Durrësit në muajin gusht dhe çmimit në Montpelie, muajin e kaluar.

Filmi "Gjallë" ka patur premierën e tij të parë në Festivalin e Karlovy Vary-t në Çeki, për të vazhduar me prezantime zyrtare në Pusan në Korenë e Jugut, Antalya në Turqi, Chennai në Indi, Bergen në Norvegji.

Bëhet me dije se në shkurt të vitit 2010 filmi "Gjallë" do të marrë pjesë në garën zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Beograd, në "Festival International du Film d'Amour de Mons" në Belgjikë dhe së fundi ne "Cleveand International Film Festival", në SHBA.

Ky film është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në seksionin e filmit të huaj, për Edicionin e 82-të të çmimit "Oscar" për vitin 2010.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Lindjes në Cotbus zhvillohet që prej vitit 1990 dhe është një ndër festivalet e rëndësishëm të filmit për vendet e Evropës Lindore.

m.s/NOA

KOMENTE