Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diplomacia shqiptare lobon për investime nga Islanda
English

Diplomacia shqiptare lobon për investime nga Islanda

Tiranë, 18 Nëntor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e Islandës për Shqipërinë, Gudmundur arni Stefa¡nsson.

Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve politike mes dy vendeve dhe u diskutua mbi mundësinë e zgjerimit të tyre dhe ecuria e procesit të integrimit në BE.

Z. Meta, pasi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Islandës në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, u shpreh se të dy vendet mund të bashkëpunojnë edhe në kuadrin të integrimit europian, pasi edhe Islanda po ecën me shumë sukses në rrugën e anëtarësimit në BE.

Gjithashtu Zv. Kryeministri theksoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të rritur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve kryesisht në fushën e energjetikës, financave, peshkimit. Etj., duke ftuar biznesin islandez të investojë në Shqipëri.

Ambasadori i Islandës nga ana e tij, shprehu dëshirën për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të integrimit në BE, si dhe në fusha të tjera me interes reciprok.

e.r/NOA

KOMENTE