English

Formula 1: Jenson Button firmos për McLaren

Tiranë, 18 nëntor NOA - Jenson Button vitin e ardhshëm në Formula 1 do të garojë për McLaren.

Pas zërave që përfliteshin për kalimin e tij në këtë skuderi erdhi dhe lajmi zyrtar që 29 - vjeçari Britanik ka firmosur një kontratë me skuterinë McLaren.

Mësohet se ai do të pilotojë përkrah bashkatdhetarit të tij Luis Hamilton.

Pra, vitin e ardhshëm McLaren do të paraqitet me një dyshe komplet britanike dhe mjaft konkurruese.

I sapokurorëzuar, kampioni i botës në Formula 1, Jenson Button ndjehet i lumtur dhe në mediat e huaja është shprehur tepër entuziast për këtë transferim.

Gjithashtu ai ka shtuar se nuk do ta harrojë kurrë fitimin e titullit kampion, me Braun GP. Â

r.b/NOA

KOMENTE