English

Njoftim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, në orën 10.00 të datës 19 nëntor 2009, organizon një takim me Grupet e Interesit, me temë "Hartimi i Strategjisë së Policimit dhe Sigurisë në Komunitet, për vitin 2010 në Qarkun e Tiranës".

Në këtë takim, janë ftuar të marrin pjesë, Grupe nga Komunitetet e Qarkut të Tiranës, Këshilltarë pranë Misionit PAMECA III, përfaqësues nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Prefektuara, Organet e Qeverisjes Vendore (Bashkitë, Komunat), Rektorati i UT, Drejtoritë Arsimore, Shoqata, OJQ, Biznesi, Mediat, Policia etj.

Ky takim, do të zhvillohet në ambjentet e Hotel "MONARK", të ndodhur në rrugën "President George W. BUSH" dhe Bulevardi "Zhane dArk" Tiranë.Â

Ftojmë të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e medias elektronike dhe asaj të shkruar.Â

KOMENTE