Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Noterizimi i korrupsionit
English

Noterizimi i korrupsionit

Pas raportit të Transparency International, mbi hapat e forta mbrapa që ka bërë Shqipëria në luftën kundër korrupsionit ka një diferencë të qartë mes reagimit të diplomatëve ndërkombëtarë dhe përpjekjes së qeverisë shqiptare, për të mos njohur përgjegjësinë e saj për zhytjen e vendit në spiralen e korrupsionit. Ambasadori i Bashkimit Evropian, Helmut Lohan, përsëriti sot shqetësimin e Komisionit Evropian për këtë situatë ndërkohë që dje pasdite një grup ambasadorësh të vendeve perëndimore në një deklaratë të përbashkët duke e cilësuar situatën shqetësuese

Nga Mero Baze*Â

Ka një diferencë të qartë mes kambanave të alarmit që po tundin përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ambasadorët e vendeve perëndimore dhe injorimit që qeveria shqiptare po i bën hapave mbrapa të vendit në luftën kundër korrupsionit.

Pas raportit të Transparency International, e cila e rendit Shqipërinë dhjetë vende mbrapa vitit të kaluar, qeveria shqiptare jo vetëm që ka hedhur për këtë zhvillim negativ, por ka injoruar dhe thirrjet për reflektim që kanë ardhur nga faktori ndërkombëtar.

Kryeministri Berisha ka dy ditë që shmang çdo përgjigje për këtë pyetje, dhe kjo duket se ka alarmuar edhe më shumë faktorin ndërkombëtar.

Pas deklaratës së gjashtë të ambasadorëve të vendeve perëndimore ditën e djeshme, sot Ambasadori i komisionit Evropian, Helmut Lohan, përsëriti shqetësimin e Bruskelit për hapat mbrapa të Shqipërisë dhe citoi progres - raportin për vitin 2009 ku korrupsioni dhe mosndëshkueshëmria e personave, me pushtet cilësohet si problemi më i madh për Shqipërinë.

Por të gjithë ata që kanë pritur prej kryeministrit Berisha të reflektonte për këto hapa mbrapa të qeverisë së tij, duhet të llogarisin se zoti Berisha nuk është aq i lirë të reflektojë për këtë çështje. Imazhin e një vendi të korruptuar, Shqipërisë ja kanë dhënë investimet direkte politike të Sali Berishës në luftën kundër pushtetit gjyqësor sa herë që ai prekte me dorë dosje të nxehta që kishin të bënin me ministra të tij ose pjesëtarë të familjes. Imazhin se Shqipëria është një vend që nuk e ndëshkon korrupsionin ia ka dhënë investimi i Sali Berishës për të mbyllur hetimet ndaj Lulëzim Bashës me procedure, pasi u investua në një fushatë të paparë presioni mbi prokurorinë, gjyqësorin dhe drejtësinë në tërësi.

Imazhin që Shqipëria është një vend ku po pate pushtet politik nuk dënohesh, e ka dhënë përdorimi i imunitetit për Ministra si Fatmir Mediu, të cilët edhe pse për shkak të veprimtarisë korruptive kanë shkaktuar dhe viktima njerëzore, çështja u pushohet me procedurë për shkak të imunitetit dhe privilegjohen prej kryeministrit duke u përfshirë në qeveri.

Imazhin se Shqipëria është një vend i korruptuar e kanë dhënë faktet që lidhin djalin e kryeministrit me lobimin e kontratës në Gërdec dhe mungesën e guximit të drejtësisë për ta thirrur dhe si dëshmitar.

Faktin që Shqipëria është një vend i korruptuar, e kanë dhënë faktet që vajza e kryeministrit, ka nën kontroll gjithë pushtetin e duhur politik për të dhënë licencat dhe koncesionet në vend, dhe vetëdeklarohet si person fizik, me të ardhura minimale, edhe pse klientët e saj realë i shkaktojnë shtetit evazion fiskal dhe dhunojnë medien.

Duke qenë se të gjitha këto zhvillime negative kanë ndodhur duke u investuar vetë kryeministri i vendit, ai nuk e ka tani të lehtë të distancohet nga ajo çfarë ka bërë. Shqipëria nuk po akuzohet për korrupsion dhe as për ryshfetet e vogla të xhepave që të marrin policët apo mjekët, as për dallaveret në sistemin arsimor që janë të pafundme.

Ato janë pasoja të kapjes së kreut të shtetit nga korrupsioni. Shkaku real është se kryeministri dhe aktet e tij politike kanë noterizuar korrupsionin si veprimtari zyrtare të qeverisjes, dhe ai nuk është aq i lirë të distancohet nga vetvetja.

Për këtë arsye nuk do të ketë reflektimi real për këtë regres të Shqipërisë dhe të humburit e mëdhenj do të mbeten shqiptarët, të cilët do të vonohen edhe më shumë në rrugën e tyre drejt një shoqërie të lirë perëndimore. Â

(*) Dërguar nga autori

KOMENTE