English

Sekretari i Thesarit: Ekonomia globale nuk duhet të mbështetet vetëm te SHBA

Uashington, 18 nëntor, NOA - Ekonomia globale nuk duhet të mbështetet vetëm tek konsumatorët amerikanë për të nxitur rritjen, por vendet duhet të punojnë së bashku për ta ribalancuar atë.

Kjo tezë u paraqit në një seancë të posaçme të komisionit të Jashtëm të Senatit Amerikan nga sekretari i Thesarit, Gajtner.

Sipas tij, lëvizja nga një ekonomi globale të bazuar në kërkesat e Amerikës drejt një ekonomie të bazuar në kërkesat globale është kritike për të reduktuar papunësinë në Amerikë dhe rritjen e pagave për klasën e mesme në këtë vend.

"Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kursejnë më shumë, rritja ekonomike në të ardhmen do të varet më shumë në rritjen e brendshme, jashtë Amerikës", tha ndër të tjera ai.

Duke shtuar se ndërkohë që forcohet ekonomia, administrata e presidentit Obama do të fillojë të reduktojë defiçitet tejet të mëdha të qeverisë federale.

Ai gjithashtu tha para komisionit se Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të jetë në qendër për të ndihmuar vendet që të adaptojnë politika ekonomike që inkurajojnë një rritje ekonomike globale më të balancuar.

n.e/NOA

KOMENTE