Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli takon në OKB Di Karlon, përgëzon zgjedhjet e qeta në Shqipëri e Kosovë
English

Topalli takon në OKB Di Karlon, përgëzon zgjedhjet e qeta në Shqipëri e Kosovë

Nju Jork, 18 nëntor, NOA - Gjatë qëndrimit të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është takuar me numrin 2 të misionit amerikan në OKB, Rose Marie Dicarlo.

Bëhet me dijeni se të dyja kanë biseduar për Kosovën dhe progresin që ka arritur ky vend, si edhe përpjekjet për të rritur numrin e vendeve që njohin shtetin më të ri të botës.

Gjatë bisedës, u vlerësuan zgjedhjet lokale të së dielës, zgjedhje të qeta e të lira, shenjë e pjekurisë dhe e rritjes së demokracisë së shqiptarëve dhe të Kosovës.

Ndërkaq, gjatë konferencës së Nju Jorkut, Topalli shfrytëzoi rastin për të bërë një bisedë me kryetaren e parlamentit të Indisë, Meira Kumar për të diskutuar për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

Ajo e ftoi Kumar për të bërë një vizitë në Shqipëri, të cilën ajo e ka pranuar me kënaqësi pasi dëshiron të njohë vendin e origjinës së Nënë Terezës.

Ndërkaq, kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert, i sapozgjedhur për herë të dytë në krye të Bundestagut e ftoi Topallin për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Me këtë rast, kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi rastin për të falënderuar Gjermaninë, Bundestagun dhe qeverinë gjermane për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë Shqipërisë në përpjekjet dhe proceset e saj integruese.

Por Topalli në OKB u prit në një takim të veçantë edhe nga zëvendëssekretarja e Përgjithshme e kësaj organizate, Asha Rose Migiro, me të cilën diskutoi mbi përpjekjet që Shqipëria po bën për mbrojtjen e të drejtave të grave, për ndërgjegjësimin për parandalimin e sëmundjes së kancerit dhe për plotësimin e Objektivave të Mijëvjeçarit.

n.e/NOAÂ

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE