Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apeli shtyn seancën për Taçin, dorëhiqen dy gjyqtarë. Sollaku: Unë e padita për vete Bazen
English

Apeli shtyn seancën për Taçin, dorëhiqen dy gjyqtarë. Sollaku: Unë e padita për vete Bazen

Tiranë, 19 nëntor, NOA - E parashikuar që të zhvillohej ditën e sotme në Gjykatën e Apelit, është shtyrë për në orën 15.00 seanca e cila do merrte në konsideratë kërkesën për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit Rezart Taçi.

Kjo pasi janë dorëhequr dy gjyqtarët Fatos Qato dhe Zeqine Sollaku, ku kjo e fundit në rolin e kryetares së trupit gjykues është shprehur se nuk mund ta gjykojë ajo këtë çështje pasi kohë më parë e ka paditur vetë gazetarin Baze për shpifje.

Ndërkaq, avokatët e Taçit, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari, sipas njoftimeve paraprake, kanë qenë të përgatitur që të kërkonin pranë kësaj gjykate ndryshimin me masës së arrestit nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje" për biznesmenin e njohur.

Në dy seancat e mëparshme në Gjykatën e Tiranës ata vunë madje në

dispozicion të trupit gjykues për të ndryshuar masën e sigurisë, edhe një garanci me shumë 100 mijë euro, por ajo nuk u pranua nga gjykatësja Fahrie Budo.

Rezart Taçi, president i kompanisë "Taçi Oil" akuzohet për "goditje për shkak të detyrës, kryer në bashkëpunim" ndaj gazetarit, Mero Baze.

Incidenti ndodhi para pak javësh në një nga pub-et e kryeqytetit, ndërsa u shoqërua me reagime nga shoqatat e mediave dhe ndërkombëtarët.

n.e/NOA

KOMENTE