Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkimi Evropian sot bëhet me president. Pritet të zgjidhet edhe kreu i ri i diplomacisë
English

Bashkimi Evropian sot bëhet me president. Pritet të zgjidhet edhe kreu i ri i diplomacisë

Bruksel, 19 nëntor, NOA - Bashkimi Evropian nga dita e sotme do të ketë presidentin e tij të ri, një post ky që parashikohet në bazë të traktatit të Lisbonës, i cili hyn në fuqi në muajin dhjetor.

Mësohet se sot në Bruksel do të zhvillohet edhe takimi përkatës që do marrë në shqyrtim diskutimin për zgjedhjen e tij.

Ndërkaq, në këtë takim do të zgjidhet edhe shefi i ri i politikës së jashtme, post i cili deri më sot është mbajtur nga komisionari Havier Solana.

Deri tani nuk ka asnjë kandidat favorit për presidentin, megjithë bisedimet e drejtuara nga Suedia prej javësh, por gjithsesi, emri më i përfolur është ai i ish-kryeministrit anglez Toni Bler.

Kjo edhe pasi, Traktati i Lisbonës përmban si kusht të zgjedhjes së presidentit, atë të të qenit një herë drejtues i një shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe natyrisht, kontribues i politikave të BE-së.

n.e/NOA

KOMENTE