Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Edi Rama nuk do arrijë dot ta prishë koalicionin qeverisës
English

Berisha: Edi Rama nuk do arrijë dot ta prishë koalicionin qeverisës

Tiranë, 19 Nëntor NOA - Për asnjë çmim, mazhoranca nuk ka për të pranuar në asnjë mënyrë kushtin e hapjes së kutive që i ka vendosur opozita.

Një fakt të tillë kryeministri Berisha e ka pohuar në fjalimin e tij gjatë seancës plenare, ku mes të tjerash tha edhe se askush nuk do të arrijë dot të dëmtojë koalicionin qeverisës, të cilin e ka cilësuar si historik për vendin.

"Edi Rama të mos mendojë se më imponon koalicionin, pasi ky është një koalicion i cili do të përmbushë detyrimin që ka marrë para shqiptarëve", deklaroi ai.

Më pas ka pohuar se mazhoranca në asnjë mënyrë nuk mund të dalë kundër vendimit të gjykatave, për rezultatin tashmë të mbyllur të zgjedhjeve.

"Kategorikisht kjo gjë nuk pranohet për asnjë çmim. Nga unë opozita do të ketë vetëm ftesën për bashkëpunim", shtoi ai.

Por Berisha në fjalën e tij edhe ka ironizuar me nismat e kryesocialistit Rama, të cilat i ka cilësuar si ato të kohës së Haxhi Qamilit.

"Mbaj Haxhi Qamilin se ne do zgjedhim Evropën", i ka bërë thirrje ai nga Kuvendi Ramës.

Deklarata të tilla të Berishës, janë bërë një ditë para protestës së paralajmëruar së opozitës në shesh të hapur për tre ditë me radhë në emër të hapjes së kutive të votimit të 28 qershorit.

Nga ana tjetër, duke prezantuar përpara deputetëve të pranishëm në Kuvend buxhetin e vitit 2010, ai e konsideroi atë si historik për faktin se siç tha ai, është buxheti i vitit të parë të ecjes së sigurt drejt Bashkimit Europian dhe se do të miratohet vetëm 4 ditë pasi ministrat e vendeve të BE-së vendosën të hapin dyert për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë.

Ne u paraqesim shqiptarëve një buxhet që bazohet tek rritja ekonomike prej 12%, që merr në konsideratë interesat fisnike të qytetarëve, para së gjithave rritjen e rrogave dhe pensioneve. Nuk ka diskutim që mirëqenia është një standard europian" theksoi Berisha lidhur me një fakt të tillë.

e.r/NOA

KOMENTE