English

Botërori, bëhet lista e plotë e ekipeve të kualifikuara

Tiranë, 19 nëntor NOA - Përgatitet lista e plotë e ekipve që shkojnë në finalet, pasi dje u luajtën ndeshjet e fundit për kualifikimin në Botërorin e Futbollit, Afrikë e Jugut 2010.

Kualifikohet Franca me rezultatin 1-1 me Irlandën. Ekipi i Trapatonit u dënua nga një gol i parregullt që u shënua nga Gallas, por në aksion kishte prekje me dorë të topit, tepër të dukshme nga lojtari Francez Henry.

Për këtë arsye Federata e Futbollit Irlandeze i ka bërë apel Fifës për të riluajtur ndeshjen.

Algjeria mundi Egjiptin me rezultatin 1-0 dhe fitojë te drejtën e pjesëmarrjes në botëror. Me të njëjtin rezultat u kualifikua dhe Greqia e cila mundi Ukrainën e Shevçenkos.

Gëzon dhe Portugalia e cila shkoi në Bosnje dhe fitoi kundrejt saj 1-0.

Surpriza e këtyre kualifikimeve ishte sllovenia e cila fitoi me rezultat të ngushtë kundrejt Rusisë dhe u kualifikua në një ndeshje tepër të vështirë.

r.b/NOA

KOMENTE