Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gallup: Shqiptarët dhe Ballkani në tërësi, pesimistë dhe të dëshpëruar
English

Gallup: Shqiptarët dhe Ballkani në tërësi, pesimistë dhe të dëshpëruar

Tiranë, 20 Nëntor NOA - Pesimistë, viktima të korrupsionit, të goditur nga kriza ekonomike dhe më pak evropianë se në të kaluarën, është portreti i qytetarëve që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci, që rezultoi nga një studim i Balkan Monitor di Gallup Europe.

Ky raport sivjet u organizua në bashkëpunim me Fondin Evropian për Ballkanin. Sipas analistëve, në Ballkan përgjithësisht mbizotëron një klimë pesimizmi, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës.

"10 vjet pas luftës në Kosovë koha ka kaluar, por nuk ka pasur përmirësime domethënëse, dhe kjo ka shkaktuar një dekurajim", ka komentuar ish-presidenti i Këshillit italian, Juliano Amato, gjatë prezantimit të studimit në Bruksel. Për më tepër, sipas Amato, rruga drejt pranimit në Bashkimin Evropian ka shkaktuar edhe një goditje më të rëndë të krizës ekonomike, për shkak të rënies së investimeve të jashtme.

Pjesa më e madhe e qytetarëve në rajonin ballkanik në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë përjetuar një rënie të standardit të jetesës, siç janë për shembull vështirësitë për pagesën e faturave, mospagesa e të cilave në Bosnje e Hercegovinë sillet diku rreth 37%, ndërkohë që në Kosovë shkon deri në 59%. Të rinjtë janë pesimistë sa i përket punësimit të tyre, ndërkohë që më shumë se dy të tretat e të intervistuarve në rajon mendojnë se korrupsioni është një fenomen i shfrenuar në qeveri dhe në biznes. Në vitin 2008 më shumë se gjysma e shqiptarëve janë detyruar të paguajnë "para në dorë" për t'i zgjidhur problemet e tyre, ndërkohë që në vende e tjera ballkanike kjo përqindje varron, nga 8% sa është në Kroaci, e deri në 20 % në Maqedoni dhe Kosovë. Dy të tretat e të intervistuarve në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë pohuan se janë të prekur nga krimi i organizuar, ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit kjo shifër lëvizë mes 32% sa është në Shqipëri, e deri në 61%, në Kroaci. Në nivel kombëtar besimi në klasën politike dhe në institucionet evropiane është po ashtu në rënie. Përgjithësisht, më shumë se gjysma e të intervistuarve në të gjitha vendet e rajonit ballkanik e mbështesin anëtarësimin në BE. Kroatët, të cilët mund të hyjnë të parët në BE, në krahasim me qytetarët e vendeve të tjera janë më kritikët. Rreth 4 nga 10 të intervistuar janë indiferentë ndaj kësaj çështjeje, ndërkaq, në rast të një referendumi, 43 % do të votonin kundër anëtarësimit në BE. Amato sqaron se kjo vije si pasojë e asaj se "të hysh në BE do të thotë të hysh në një treg ku konkurrenca është më i fortë". Mirëpo, përkundër të gjitha këtyre pakënaqësive, ato nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se qytetarët e vendeve të rajonit ballkanik dëshirojnë të largohen drejt shteteve të perëndimit. Me përjashtim të Shqipërisë, ku 38% e të intervistuarve do të dëshironin të largoheshin po qe se do të kishin rast, në Kroaci ky numër është 11 %, ndërkaq në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë numri i atyre që dëshirojnë të largohen nga vendi është në ulje e sipër. Nga 39% sa ishte numri i tyre në vitin 2006 në Mal të Zi, në vitin 2009 ka rënën në 16%, kurse në Bosnje e Hercegovinë, ky numër ka rënë nga 25% në 16%. Një faktor pozitiv për të zgjidhur pesimizmin e përgjithshëm që ka kapluar shtetasit e Ballkanit do të ishte liberalizimi i vizave në zonën Shengen për të cilën të parët do të përfitojnë Mali i Zi, Serbia e Maqedonia, ndërsa në një moment të dytë dhe Shqipëria e Bosnja. Pikërisht eliminimi i vizave Shengen mund të jetë "një hap strategjik" sipas Ivan Krastev, presidentit të qendrës së strategjisë së liberalizimit në Sofie për një "integrim të shpejtë të këtyre vendeve në BE".

Marrë nga "Express"

Â

KOMENTE