English

Kryeministri Berisha pret delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Finlandës

Tiranë, 19 nëntor, NOA - Kryeministri Berisha priti në takim një delegacion të Ministrisë së Jashtme të Finlandës të përbërë nga ambasadori Pasi Patokallio dhe ambasadori i Finlandës për Shqipërinë, me rezidencë në Greqi, Ekki Huittinen.

Gjatë takimit, u theksua vendosmëria e të dyja palëve për të konsoliduar dhe thelluar edhe më tej marrëdhëniet shumë të mira midis dy qeveria dhe dy vendeve në të gjitha fushat.

Nga ana e tyre, ambasadorët Patokallio dhe Huittinen i përcollën kryeministrit Berisha urimet e përzemërta nga autoritetet finlandeze dhe i shprehën vendosmërinë e qeverisë finlandeze për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare në hapat e mëtejshëm për integrim në Bashkimin Europian, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, arsimit, nxitjes së investimeve, mjedisit etj.Â

Kryeministri Berisha i falënderoi ambasadorët për përkrahjen e vazhdueshme që Finlanda i ka dhënë Shqipërisë dhe shprehu vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, veçanërisht në sektorin ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve finlandezë për të investuar në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE