English

Miratohet programi buxhetor 2010-2012, prioritet rruga e Arbrit dhe ajo Tiranë-Elbasan

Tiranë, 19 Nëntor NOA - Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj më të fundit, programin buxhetor afatmesëm 2010-2012, të cilin, Kryeministri Berisha duke e prezantuar para qeverisë dhe medias e vlerësoi si buxhetin e formësimit përfundimtar të shëmbëlltyrës europiane të Shqipërisë.

Buxheti premtohet se të mbështesë çdo kërkesë që rrjedh nga procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Buxheti afatmesëm 2010-2012 konsiderohet nga specialistët ekonomikë, si buxhet i projekteve të mëdha, pasi spikasin rruga e Arbrit me gjithë tunelin e parë 3.2 km apo 3.7 km, autostrada Tiranë- Elbasan, Boshti i Jugut.

Kryeministri konsideroi se se buxheti afatmesëm përputhet tërësisht me interesat e zhvillimit të vendit, me interesat e zhvillimit të komuniteteve dhe rajoneve, me interesat e zhvillimit të shoqërisë shqiptare dhe integrimit të saj në BE.

Analistët thonë se si risi dhe specifika të këtij buxheti afatmesëm, ai është në distancë buxheti më i madh që ka njohur vendi.

Kurse shefi i qeveris thotë se buxheti i viteve 2010-2012 është buxhet i transformimit të thellë të Shqipërisë, i formësimit përfundimtar të shëmbëlltyrës së saj europiane.

Të gjitha ministritë dhe agjencitë kanë parashikuar në këtë buxhet zbatimin e programit të tyre ambicioz.

Buxheti pritet të jetë një mbështetje e fuqishme për konsolidimin e institucioneve demokratike në veprimtarinë e tyre, institucioneve të pavarura.Â

"Ne miratojmë këtë buxhet, pas vendimeve historike të Brukselit për Shqipërinë, pasi Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian vendosi të miratojë kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit dhe i kërkoi Komisionit nisjen e punës për pyetësorin", - tha Berisha.

Ai premtoi se buxheti do të mbështesë fuqishëm çdo kërkesë që rrjedh nga procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe shtoi se do të trupëzohet në një me të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ky proces.

"Ambicia jonë është madhe, të parakalojmë gjatë këtij mandati disa vende anëtare të Bashkimit Europian. Mandati tjetër, mesa duket, do të jetë i anëtarësimit përfundimtar. Këtë mandat detyra jonë është ta çojmë deri në buzë të vendimit përfundimtar. Për këtë jemi zotuar dhe do t'i përmbahemi", - tha Berisha.

Buxheti afatmesëm 2010-2012 konsiderohet si buxhet i projekteve të mëdha infrastrukturore.

Rruga e Arbrit me gjithë tunelin e parë 3.2 km apo 3.7 km dhe autostrada Tiranë- Elbasan me tunelin e saj do të bëhet realitet nga ky buxhet.

Në të vërtetë, qytetarët e Elbasanit kanë një ëndërr të hershme dhe këtë ëndërr kjo qeveri do ta shndërrojë në realitet.

Berisha lajmëroi në qeveri se janë garantuar plotësisht paratë e tunelit, duke pohuar se kjo autostradë, e cila i shërben të gjithë jugut dhe juglindjes së Shqipërisë, do të përfundojë brenda këtij mandati.

e.r/NOA

KOMENTE