English

Serbia përcjell sot për në banesën e fundit kreun Pavle të Kishës Ortodokse

Beograd, 19 nëntor, NOA - Serbia përcjell sot për në banesën e fundit kreun e saj të Kishës Ortodokse, Pavle, i ciki ndërroi jetë pak ditë më parë.

Mësohet se me këtë rast sot në Beograd është përgatitur të mbahet një ceremoni madhështore varrimi për patriarkun që e drejtoi kishën serbe gjatë kohës së shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe luftërave në rajon.

Patriarku Pavle vdiq të dielën në moshën 95-vjeçare dhe Serbia shpalli tre ditë zie në nderim të figurës së tij mjaft të respektuar në këtë vend.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, do të deklaronte se vdekja e patriarkut Pavle "është një humbje e madhe dhe e pakompensueshme".

"Ka njerëz që me vetë ekzistencën e tyre lidhin kombin e tërë. I tillë ishte patriarku ynë. Largimi i tij është dhe humbje e imja personale", ka thënë Tadiç pas lajmit për vdekjen.

n.e/NOA

KOMENTE