English

Veliaj: Meta në opozitë paguante kompani private që të bllokohej procesi i integrimit

Tiranë, 19 nëntor NOA - G99 u bëri thirrje sot të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e ditës së nesërme e cila do të fillojë në sheshin "Skënderbe" në Tiranë në orën 4 pasdite dhe do të zgjasë pastaj plot 3 ditë e net në një vendqëndrim përpara Kryeministrisë.

Kreu i kësaj lëvizjeje, Erion Veliaj u bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme, të gjithë qytetarëve të lodhur nga pushteti ilegjitim i kësaj qeverie, të gjithë atyre të lodhur nga një Kuvend i vendosur me vota të vjedhura, si dhe gjithë qytetarëve që ndihen të lodhur e të poshtëruar në çdo sportel të këtij shteti, apo atyre që sfiliten pa mundur të marrin dot një vizë.

Një thirrje të veçantë për pjesëmarrje në këtë protestë G99 bëri sidomos për të rinjtë dhe për të gjithë studentët që sot protestojnë nga Vlora deri në Kamëz pasi kërkesat e tyre nuk dëgjohen.

Kreu i G99, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve sqaroi sot gjatë një konference për shtyp se nëse edhe pas kësaj proteste Berisha, i vetmi që duhet të gjejë një zgjidhje për krizën, nuk do të pranojë të hapë kutitë, atëherë është e kotë të vazhdojmë protestat me këtë kërkesë.

Nëse ndodh kjo, opozita do të kërkojë largimin e tij nga pushteti dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

"Kjo protestë nuk është fundi i një serie protestash të opozitës. Kjo protestë është fillimi i fundit politik të Berishës" tha Veliaj.

"Meta na akuzon se me protestat tona paqësore ne po pengojmë zhvillimin e integrimin e vendit. Por në fakt, Meta, kampioni i dyfytyrësisë harron që kur ishte vetë në opozitë paguante kompani të shtrenjta private që të dëmtonin në Uashington dhe në Bruksel imazhin e Shqipërisë në mënyrë që proçesi i integrimit të bllokohej", tha Veliaj. Sipas Veliajt të gjithë protestuesit do të zhvendosen në një vendpushim përpara kryeministrisë ku do të ketë një skenë dhe një mikrofon të hapur për këdo. Ndërkohë, kush do të mundet fizikisht do kalojë edhe natën në atë vend.

Veliaj u shpreh se protesta do të jetë absolutisht paqësore dhe opozita do të sillet si evropiane

k.k/NOA

KOMENTE