Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhi 20 milionë lekë, arrestohet nga policia 35-vjeçari
English

Vodhi 20 milionë lekë, arrestohet nga policia 35-vjeçari

Librazhd, 19 nëntor NOA - Një 35-vjeçar është arrestuar sot nga policia pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes së 20 milionë lekëve të vjetra në banesën e një qytetari.

Ngjarja ndodhi dje në Nr.2 në Librazhd, kur është vjedhur banesa e 32-vjeçarit Lulëzim Allko.

Menjëherë me të marrë këtë informacion, për në vendin e ngjarjes u dërguan shërbimet policore ku pas veprimeve të para hetimore dhe në bazë të deklarimit të dhënë nga ana e të dëmtuarit, u konstatua se autori i ngjarjes është futur në banesen e tij dhe prej andej ka vjedhur një shumë parash prej 2 milion lekësh të reja.

Pas një pune intensive, nga ana e Seksionit Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë si dhe me komisariatin e Policisë Librazhd, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të ngjarjes, i cili dyshohet të jetë 35-vjeçari Bujar Gurra nga Librazhdi.

k.k/NOA

Â

KOMENTE