Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mitingu i PS-së, Vasili urdhëron spitalet e Tiranës të jenë në gatishmëri
English

Mitingu i PS-së, Vasili urdhëron spitalet e Tiranës të jenë në gatishmëri

Tiranë, 20 nëntor NOA - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka urdhëruar sot të gjitha spitalet e Tiranës të jenë në gatishmëri për të siguruar shkërbim urgjence 24 orësh për mitingun e paralajmëruar të Opozitës.

Vasili iu referua nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe ligjin nr. 10108, datë 30.03.2009 "Për shërbimin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë", për sigurimin e shërbimit shëndetësor për mitingun e paralajmëruar të opozitës, për të lëshuar këtë urdhër.

"Drejtoria e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Tiranë, të marrë masat për të siguruar shërbim urgjence 24 orësh, për mitingun e paralajmëruar të opozitës, fillon në Tiranë, nga data 20 Nëntor e në vazhdim.

Drejtoritë e QSUT, Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi", si dhe Spitaleve Universitare Obstetrik - Gjinekollogjik "Mbretëresha Geraldinë" dhe "Koço Glozheni", të marrin masat përkatëse për pritjen dhe mjekimin e rasteve të mundshme, të paraqitura në spitalet përkatëse.

Ngarkohen Drejtoria e Shëndetit Publik dhe Drejtoria e Planifikimit Spitalor, për ndjekjen e zbatimit të këtij urdhri" thuhej në urdhrin e lëshuar sot nga kreu i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

k.k/NOA

KOMENTE