Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Saimir Pirgu, Pavaroti shqiptar' në Metropolitan Opera me operan ‘Gianni Schicchi'
English

Saimir Pirgu, Pavaroti shqiptar' në Metropolitan Opera me operan ‘Gianni Schicchi'

Nga Melina Selimi

Tiranë, 20 nëntor, NOA - Një vit i suksesshëm për tenorin Saimir Pirgu me role të rëndësishëm dhe debutime në opera prestigjioze, por edhe arritje dhe zgjerim i hapësirave skenike  që e çojnë në Metropolitan Opera të Nju Jorkut me operën "Gianni Schicchi". Kështu, janë parashikuar tri shfaqje të tenorit Pirgu, në datat 20, 25, 28 nëntor si dhe në muajin dhjetor në datat 1, 5, 9, 12 dhjetor në bagetën e Stefano Ranzanit me protagonistë: në rolin e Gianni Schicchit; baritoni Alessandro Corbelli' në rolin e Lauretës, soprano Patricia Racette dhe tenori shqiptar, Saimir Pirgu në rolin e Rinuccios.

Saimir Pirgu mund të quhet tashmë "ambasadori më i suksesshëm në botë" i Shqipërisë. Më 6 shkurt 2009, ai u duartrokit me ovacione rreth 20 minuta në skenën e Tonhalles së St.Gallenit në Zvicër, ku mori pjesë në koncertin humanitar "Das Beste aus Oper und ballet", kushtuar fëmijëve shqiptarë në nevojë, organizuar nga pianistja shqiptare Edlira Dedja, fondacioni "Bedri Dedja" dhe organizata ndërkombëtare e fëmijëve "Kiëanis international".

Role të realizuara për Pirgun kanë qenë edhe debutimet me "Traviatën" në operën e Lozanës dhe "Rigoleton" në operën e Zyrihut.

Kurora e artë në karrierën e tij të vitit 2009 do të mbahet mend gjatë me recitalin në Ankona, më 8 shkurt 2009, ku ai do të ishte laureat i çmimit ndërkombëtar "Franco Corelli", apo Parisi, ku interpretoi me sukses të madh operën «"Syrano de Bergerac" në krah të Placido Domingos.

Vlen të përmendet edhe ovacionet që fitoi në Opernaus të Zurich-ut, duke interpretuar rolin e Dukës së Mantovës në operën Rigoletto të Verdit, në krah të baritonit më të madh të epokës Leo Nucci dhe nën drejtimin e dirigjentit Nelo Fanti.

Interpretimi me Placido Domingon do ta bënte edhe njëherë protagonist të botës muzikore, kurse viti i shkuar i ofroi një tjetër bashkëpunim me një nga emrat e njohur të Hollivudit. Saimir Pirgu qe pjesë e operës "Gianni Schicchi", me regji të Ëoddy Allen, i cili provonte për herë të parë në gjininë e operës. Deri më tani pjesë e repertorit të tij janë personazhe të operave të njohura si Ferrando te "Cosi fan tutte", Don Ottavio te "Don Giovanni", Nemorimo te "L‘elisir d‘amoure", Fenton te ‘Falstaff", Edgardo tek "Lucia di Lammermoor", Romeo te "Romeo e Juliette" ,etj.

I cilësuar nga mediat botërore si ‘ Pavarot i ri', Saimir Pirgu mësohet të jetë shprehur se " Unë e quaj të gabueshme të kërkosh gjithmonë t'i veshësh dikujt petkun e trashëgimisë së një këngëtari të famshëm. Kjo gjë lidhet vetëm me talentin. Por njerëzit, në fakt, ndiejnë nevojën gjithnjë të të identifikojnë me një lider. Publiku i rrit kërkesat dita-ditës e kështu, shpesh kushtëzohemi nga faktorë estetikë dhe jo kulturorë edhe në botën e lirikës".

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE