English

Të drejtat e fëmijëve, shërbime të reja sociale në vitin 2010

Nga Blerina Ahmetaj

Tiranë, 20 Nëntor NOA - Ministria e Punës do të shtojë shërbimet e reja sociale në vitin 2010.

Në strategjinë kombëtare për fëmijët është parashikuar që brenda vitit 2010 të përfundojë ngritjen e qendrave ditore komunitare për grupet e fëmijëve në nevojë.

Sipas të dhënave më të fundit të ministrisë, deri tani, me financimin e Bankës Botërore, janë ngritur 43 shërbime ditore me bazë komunitare për grupet në nevojë, prej të cilave vlerësohet se kanë përfituar në mënyrë direkte 10.417 fëmijë bashkë me nënat e tyre.

Shërbimet e reja janë shtrirë në tetë qarqe, duke mbuluar 2/3 e territorit të vendi, por nevojat janë më të mëdha.

Ministria e Punës ka deklaruar se po punon për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ekzistuese dhe ngritjen e shërbimeve të reja për fëmijët.

"Reforma e ndërmarrë reflekton filozofinë e procesit të decentralizimit, deinstitucionalizimin e shërbimeve dhe nxit ngritjen e shërbimeve në komunitet pranë përfituesve", - thonë burimet zyrtare në ministri.

Konventa është një nga aktet me te rëndësishme te se drejtës ndërkombëtare, në të cilën janë parashikuar të drejtat dhe detyrimet ne te gjitha fushat e jetës së fëmijës, të grumbulluara ne një mënyrë kaq të plotë dhe te detajuar si ne asnjë akt tjetër juridik ne fushën e të drejtave te fëmijëve.

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, bazuar në këtë Konventë, ka ndërmarrë nismën për hartimin e Ligjit Kuadër për të Drejtat e Fëmijëve, i cili synon të japë këtë frymë koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet të gjitha strukturave, në nivele të ndryshme qeverisjeje, me qëllim njohjen e detyrimit të çdo institucioni për të garantuar këto të drejta si, e drejta për jetën, arsimimin, shërbime shëndetësore, mirërritje, etj.

/b.a/r.b /NOA/

KOMENTE