Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Mesiç, mëngjes të përbashkët pune në Sarajevë: Të ndihmojmë njëri-tjetrin drejt BE
English

Topi-Mesiç, mëngjes të përbashkët pune në Sarajevë: Të ndihmojmë njëri-tjetrin drejt BE

Sarajevë, 20 nëntor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati sot një mëngjes pune me presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç në kuadër të Forumit të 6-të Ekonomik Rajonal të Evropës Juglindore që po zhvillon punimet në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës. Bëhet me dijeni nga burime zyrtare pranë takimit se presidenti Topi dhe homologu i tij kroat vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona, por njëkohësisht theksuan nevojën e rritjes së marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare mes të gjitha vendeve të rajonit ballkanik.

Të dy homologët diskutuan ndër të tjera edhe për situatën në rajon dhe në mënyrë të veçantë, për shtetin më të ri të Ballkanit për Kosovën, duke ndarë të njëjtën pikëpamje mbi të ardhmen e saj dhe përsa u përket rëndësisë së njohjes së Kosovës nga sa më shumë vende të tjera dhe përfshirjes së saj në tryeza dhe nisma të përbashkëta rajonale.

Nga ana e tij, Presidenti kroat, Mesiç theksoi se synimi i përbashkët i të dyja vendeve tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht se Kroacia është më përpara në rrugëtimin e saj, e bëjnë të domosdoshëm zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh edhe përsa i përket shkëmbimit të përvojës integruese duke bashkërenduar politikat e përbashkëta ekonomike dhe realizimit të projekteve konkrete në energjitikë, infrastrukturë, turizëm, etj.

n.e/NOA

KOMENTE