Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet e të përzgjedhurve
English

Zgjedhjet e të përzgjedhurve

Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo, kjo kuti është në anën e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetëm sa mund ta përkëdhel me fletëvotim

Nga Albin Kurti

Të gjithë e kemi ditur se do të vjedhin vota. Njerëzit më shumë po befasohen me të befasuarit. Duke e duruar hajninë dhe plaçkitjet për dhjetë vjet me radhë, pragu i imunitetit ndaj vjedhjes është bërë i lartë. Njerëzit nuk shokohen nga pamjet televizive ku duket qartë vjedhja. Ata e kanë ditur. Ashtu siç e kanë ditur bërllokun në tokë e ndërtimet pa leje në qiell. Më shumë ka të atillë që qeshin ndër hundë me ata që ankohen për vjedhje votash, sesa aso që shqetësohen dhe mendojnë se duhet bërë diçka. Njerëzit e kanë ditur se do të ketë vjedhje më 15 nëntor 2009. Jo vetëm në Gjakovë, por anekënd Kosovës. Sepse vjedhje kishte secilën ditë të lume para saj. Njerëzve që ua kanë vjedhur ujin, dritat, vendin e punës, arsimin, përkujdesjen shëndetësore, ndërmarrjet publike e shoqërore, pasuritë tokësore e nëntokësore, flamurin e himnin, hapësirën urbane e rurale, mirëqenien e dinjitetin, vuajtjet dhe ëndrrat, njerëzve që në përgjithësi ua kanë vjedhur të kaluarën e të ardhmen, t'iu thuash tash se ua vjedhin edhe votën, është një lloj i çuditshëm ofendimi për ta. Ata që s'lanë gjë pa ia vjedhur qytetarit, pse do të hezitonin të vidhnin kur vjen puna te vota e qytetarit? Sepse vota na qenka e shenjtë? Po, a nuk ishte kjo shenjtëria tipar i rezervuar për pronën private? Në fakt, kur thuhet se diçka është e shenjtë, kjo bëhet vetëm për ta mbrojtur atë gjë në brishtësinë e saj. Nëse diçka do të ishte njëmend shenjtërisht e pacenueshme, ajo nuk do të kishte nevojë për fjalët mbrojtëse të askujt. Disa komisionerë në zgjedhjet lokale të së dielës kishin fotografuar kolegët e tyre meqë s'kishin pasur se çfarë të bëjnë tjetër. Të ngujuar në pozitën e spektatorit para vjedhjes së votave, ata e ndanë me të gjithë të tjerët ulësen e tyre, duke na bërë spektatorë edhe neve. Kërcënimi klasik "Paratë ose jetën?" i kaubojve ndaj udhëtarëve të trenit të rrëmbyer, në Kosovë komisionerëve u ishte shndërruar në kërcënimin "Votën ose jetën?", e që sërish është e njëjta gjë. Mbase tash e kemi kuptuar më së miri pse nuk pati kamera në vendvotime. Patën qenë ambasadorët e Quintit (SHBA, Francë, Gjermani, Britani e Madhe dhe Itali) ata që muaj më parë e vulosën debatin për ose kundër kamerave. Me vetë faktin që kishim një debat të tillë të nxehtë, kamerat duheshin lejuar. Moslejimi i kamerave pas debatit për to, natyrshëm u shndërrua në inkurajim të asaj që do ta parandalonin kamerat: vjedhjen e votave. Vota e fshehtë e qytetarëve u vodh fshehtas qytetarëve mandej. Si bëhet që ambasadorët e Quintit u përzien në një çështje si kamerat në vendvotime? A nuk do të duhej që ata të merreshin me çështjet e bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe vendeve të tyre? Po mirë, edhe atëherë kur nuk janë vetëm ambasadorë, pse ata rregullisht përzihen në hollësira në të gjitha aspektet e jetës sonë politike, ekonomike dhe institucionale? Mikromenaxhimi që e praktikon Quinti në Kosovë është dëshmi se sa i brishtë është sistemi në Kosovë me në krye Thaçin e Sejdiun, sistem ky që më shumë është sistem i Quintit (shto këtu edhe Pieter Feithin e shefin e EULEX-it, Yves de Kermabonin), sesa i qytetarëve të këtij vendi. Ata e dinë shumë mirë se çfarë kulle prej letre është sistemi politik në Kosovë, andaj ndërhyjnë gjithandej, duke observuar me mikroskop. Dështimi në një detaj të sistemit mund t'i kushtojë fatalisht tërë sistemit. Pasditen e këtyre zgjedhjeve, të njëjtit diplomatë nxituan t'i shpallin ato shumë të suksesshme, ani se gjithnjë e më shumë flitej për parregullsi dhe përkundër faktit që shumica nuk kishin votuar fare. Na dhanë nota të larta sikurse arsimtari nxënësit, duke e konfirmuar nevojën e tyre që Kosova e varfër dhe e ndarë përbrenda, pa zhvillim ekonomik, demokraci e drejtësi, me çdo kusht të portretizohet si një rrëfim i suksesshëm. Një mik imi thotë që Kosova është e privuar nga e drejta për të dështuar. Thjesht, s'na lejojnë të dështojmë. Neve na e kanë përcaktuar fatin: duhet të jemi rrëfim i suksesshëm edhe kur s'jemi të suksesshëm. Rrëfimi ynë s'është rrëfim yni. Kosova është rrëfim i kidnapuar. Burokratët ndërkombëtarë e kanë përzgjedhur elitën tonë e cila organizon zgjedhje. Kjo është arsyeja pse tamam atëherë kur nis të krijohet një valë e kritikës kundër elitës sonë na vijnë personazhe të famshme të politikës botërore si Biden, Ahtisaari, Clinton, Solana, etj., të cilët i lavdërojnë politikanët tanë, ua rrahin krahët atyre, dhe e dekurajojnë popullin që t'i kundërshtojë ata. Ia ushqejnë popullatës vendase inferioritetin: kush jam unë t'i kundërshtoj këta politikanët tanë që, ndonëse aq të korruptuar e të paaftë, megjithatë janë miq me politikanët më të fuqishëm në botë! Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo, kjo kuti është në anën e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetëm sa mund ta përkëdhel me fletëvotim. Njerëzit në Kosovë e dinë këtë. Ashtu sikurse që e dinte edhe kryetari i Ukrainës, Viktor Yushchenko. I bindur se Leonid Kuchma dhe Viktor Yanukovych do t'ia vjedhin votat në zgjedhje, Yushchenko përgjatë fjalimit të tij një javë para zgjedhjeve të 31 tetorit 2004, do ta citojë - s'mund ta merrni me mend kë - Stalinin: "Në vitin 1936, Josif Stalin, ka thënë që nuk ka rëndësi se si voton, por rëndësi ka se si numërohen votat". Zgjedhjet në Kosovë ta kujtojnë Yushchenkon teksa kujton Stalinin.Â

KOMENTE