Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetët socialistë poshtë dritares së zyrës së Berishës me thirrjet: Të hapen kutitë!
English

Deputetët socialistë poshtë dritares së zyrës së Berishës me thirrjet: Të hapen kutitë!

Tiranë, 21 nëntor, NOA - Mes thirrjeve të protestuesve të opozitës "Hapni kutitë", deputetë të Partisë Socialiste sot paradite kanë përshëndetur të gjithë ata që kaluan natën para godinës së qeverisë dhe në të njëjtën kohë edhe kryeministrin Berisha.

"Kutitë të hapen një orë e më parë", ka thënë në fjalën e tij, deputeti Qefalia, i ndjekur edhe nga deklaratat e deputetes Ledi Shamku, e cila ka bërë me thirrje që protesta të vazhdojë në kërkim të votës së lirë të qytetarëve.

Ajo i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha për të hapur me çdo kusht kutitë e votimit, në të kundërt do të ndeshet me zemërimin e qytetarëve.

"Shqipëria është në ekstremin e varfërisë vetëm nga Sali Berisha, i cili tani qeveris vendin i ndihmuar nga Ilir Meta, ky Xhuvel i ri", do të thoshte ndër të tjera pas saj, deputeti Qefalia.

Ndërsa deputeti socialist, Eduart Shalsi tha se vendi ynë nuk ka për të mbetur më peng i procesit të integrimit vetëm sepse ka Berishën si kryeministër, i cili nga dita në ditë po e varfëron atë dhe po e lë pas vendeve të tjera të rajonit për heqjen e vizave apo anëtarësimin me të drejta të plota si gjithë vendet e tjera.

KOMENTE