English

Emri, Maqedonia pranon iniciativën e BE-së për negociata me Greqinë

Shkup, 21 nëntor, NOA - Maqedonia e ka pranuar iniciativën e Bashkimit Evropina për të zhvilluar negociata direkte me Greqinë, për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov ka paralajmëruar këtë mundësi, pasi kreu shtetëror ka vlerësuar se pas qëndrimeve të Greqisë të shprehura para ndërmejtësuesit, Metju Nimic, gjasat janë të vogla që ky i fundit të paraqes një propozim të ri për emrin.

"Ka tash paralajmërime deri te BE-ja, ekzistojnë edhe iniciativa për të filluar negociata direkte, e gjithë kjo do të realizohet kur të vijë koha dhe momenti", theksoi Ivanov.

Siç merr vesh agjencia e lajmeve INA emrat që do të jenë objekt i negociatave mes Athinës dhe Shkupit janë: Maqedonia Veriore dhe Maqedonia e Re, kurse çështjet tjera të kontestit do të lihen për më vonë.

Negociatat pritet që do të zhvillohet direkt mes kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe homologut të tij grek, Jorgos Papandreu pritet të fillojnë në fillim të muajit dhjetor të këtij viti.

Ky është shansi i fundit për Maqedonisë, përndryshe duhet të presë Malin e Zi, Shqipërinë, Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit.

NOA/INA

KOMENTE